sport

Pamje virale: Messi mban një fjalim motivues përpara finales së Kupës Amerikës, ai prek gjithë ekipin me fjalët e tij (VIDEO)

Një sekuencë videoje e Lionel Messit është bërë virale kudo në rrjetet sociale.

Ylli i futbollit botëror shihet në dhomat e zhveshjes duke mbledhur ekipin e tij përpara finales së Kupës së Amerikës. 35-vjeçari mbajti një fjalim emocionues që është ngulitur në mendjen e të gjithë ekipit sot e kësaj dite.

Të lidhura

None found

Di Maria, u shpreh se Messi mban fjalim përpara çdo sfide, por ky fjalim ishte ndryshe, i preku në zemër dhe u ka mbetur të gjithëve në mendje sot e kësaj dite.

Messi në këtë fjalim tha: “Ne e dimë tashmë se çfarë do të thotë ndeshja Argjentinë-Brazil. Nuk dua të them asgjë sot, thjesht faleminderit djema. Faleminderit shumë për këto 45 ditë të turneut. Ju thashë në ditëlindjen time, kemi bërë një grup të bukur dhe më ka pëlqyer shumë. 45 ditë ku udhëtonim, hanim, mbylleshim në hotele. 45 ditë pa parë familjet tona djema. Emiliano Martinez kishte një vajzë të vogël dhe ai nuk mund ta mbante në krahë. Të gjithë për çfarë sakrifikuam? Për këtë moment. Sepse ne kishim një qëllim dhe jemi shumë afër tij. Dhe ju e dini cila është më e mira nga të gjitha? Se e gjitha kjo varet vetëm nga ne! Kjo është arsyeja pse ne do të dalim në fushë dhe do të ngremë kupën. Ne do ta çojmë atë në Argjentinë, por zoti donte që kjo ndeshje të luhej në Brazilm që ne ta fitonim në Maracana dhe ta bënim më të bukur për të gjithë ne. Pra, dilni në fushë të sigurt dhe të qetë, ne do ta marrim këtë kupë në shtëpi!!!”, ka qenë fjalimi i Messit./ h.ll/albeu.com

të fundit

Vritet në një sulm izraelit komandanti i Brigadës Rafah, i lidhur me planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

54 seconds ago

OBRM-PDUKM ngre dyshime për interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

7 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti lushnjar Fogert Kallopi, sot ceremonia e varrimit

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…

7 minutes ago

Luiza Gega wins Tirana Marathon’s 42-kilometre race and €5,000 prize

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…

10 minutes ago

Scientists warn: El Niño could bring the worst climate crisis in 1,000 years

Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…

10 minutes ago

Kostoja e futbollit për fëmijët në Kosovë ngre pyetjen: kush mund ta përballojë?

Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve në Kosovë, por ndjekja e kësaj ëndrre po shoqërohet me shpenzime gjithnjë e më…

18 minutes ago