Në mënyrën më tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të së shtunës pasdite.
Video tronditëse kapi momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja u rrëzua në stadiumin Siliwangi në Bandung, Java Perëndimore, teksa luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.
Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por vdiq pak kohë më vonë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ku fansat dhe lojtarët shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e 35-vjeçarit. /AlbEu.com/
Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh,…
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje…
Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e…
Sot, 16 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe…
Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Ura e…