sport

Fabregasit nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm? Bëmë 700 pasime dhe ata 200, humbëm tre topa dhe na shënuan 3

Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh, por pastaj u përmbys nga kuqezinjtë të cilët triumfuan me shifrat 3-1, duke lënë dukshëm të dëshpëruar trajnerin i cili nuk kishte shpjegime teksa fliste për “Sky” pas ndeshjes.

“Më pëlqen të flas me qetësi pas ndeshjeve, por sot është e vështirë. Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm një ndeshje si kjo? Do ta mendoj sonte dhe do të flas me ta nesër në mëngjes. Ekipi luajti një ndeshje të mirë, provuam shumë gjëra të mira, por në fund humbëm 3-1. Do të thotë që duhet të përmirësojmë shumë gjëra.

Të lidhura

None found

Ndonjëherë kur flas, keqkuptohem. E përsëris, sot është e vështirë për mua të analizoj, preferoj t’i lejoj të tjerët ta bëjnë. Sot është shumë e vështirë për mua, normalisht do të kishte qenë një ndeshje që duhet ta kishim fituar sepse dominuam. Bëmë 700 pasime dhe Milani 200… Menja bëri shumë pritje, pastaj Rabio fitoi ndeshjen. Ata janë lojtarë shumë të fortë, individualiteti të bën të fitosh. Por ekipi im luajti një ndeshje të shkëlqyer.

Ne u përgatitëm për një ndeshje duke e ditur se mund të humbnim për shkak të dy gjërave: lojës së tyre individuale, ku ne bëmë presing mjaft mirë, dhe kundërsulmit. Herën e parë që humbëm topin, ata morën një penallti. Mbaj mend vetëm një ndeshje aq dominuese sa kjo nga Lacio, dhe ajo ishte kundër Milanit, një ekip që e ndiqja në TV kur isha fëmijë. Po shkoj në shtëpi i zemëruar, por duhet të jem i kthjellët kur të flas me djemtë sepse janë të rinj. Mund të ndodhë që të humbasësh tre ose katër topa kur bën 750 pasime, por dhemb nëse ata shënojnë tre gola… Nëse do të kishim shënuar golin e dytë, mund të kishim fituar, por Milani, me një portier dhe një lojtar të shkëlqyer, e fitoi ndeshjen”, ishin fjalët e Fabregas pas sfidës.

të fundit

Bushi kërkon vetëm fitoren ndaj Ukrainës: Kulla dhe Huqi janë e ardhmja e futbollit shqiptar

Alban BushiKombëtarja shqiptare U-21 do të luajë nesër ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Varosi Stadion”, në Eger…

3 minutes ago

Kosovë-Austri: diferenca në vlerën e skuadrave, renditjen e FIFA-s dhe formën e fundit

Kosova dhe Austria përballen sonte (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një duel ku përveç rëndësisë sportive,…

4 minutes ago

Prindërit e mi ishin pranë ndarjes”/ Selin tregon krizën pas “Big Brother”: Ndërhyra për t’i pajtuar

Një diskutim për divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i sheh gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra”…

18 minutes ago

SDSM against Mickoski: Von der Leyen confirmed that Macedonia will move toward the EU with its language and identity

LSDM ka një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski pas vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der…

20 minutes ago

Skopje Criminal Court operates with a significant shortage of technical staff

Gjykata Themelore Penale në Shkup përballet me mungesë të madhe të stafit.Nga 628 vende pune të parashikuara, janë të plotësuara…

21 minutes ago

Ukraine, more than 15,000 civilians killed or wounded in 2026/ UN: Casualties up 55%

Shifra tronditëse raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara për humbjet në Ukrainë gjatë vitit 2026 për shkak të luftës. [...]…

21 minutes ago