Laçi pësoi humbje 0-2 nga Egnatia në ndeshjen e javës së 6-të të Superiores. Pas takimit të luajtur në Kurbin, trajneri Qatip Osmani komentoi para mediave paraqitjen e skuadrës.
None found
“Sigurisht që na vjen keq për atë që ndodhi. Në momentin kur po e kontrollonim lojën dhe po krijonim raste, bëmë një gabim që nuk duhej ta bënim. Por, për sa i përket përkushtimit dhe paraqitjes në tërësi, nuk mendoj se luajtëm keq dhe nuk duhet ta zmadhojmë këtë humbje”, u shpreh Osmani.
I pyetur pse Laçi nuk përdori më shumë pasime vertikale, veçanërisht për të aktivizuar Traoren, trajneri tha se Egnatia e vështirësoi këtë mënyrë loje. “Egnatia na u mbyll dhe kjo ishte arsyeja kryesore që nuk përdorëm shpesh topat vertikalë. Në pjesën e dytë futëm Karajn dhe u përpoqëm ta zgjeronim lojën me Bekën, që të krijonim hapësira e të provonim pasimet në thellësi. Megjithatë, pasimet jo të sakta dhe gabimet ndëshkohen nga një kundërshtar si Egnatia”, deklaroi ai.
Osmani pranoi se mungesa e përvojës ishte një nga faktorët që ndikuan në rezultat. “Edhe me rezultatin 0-0 sulmonim me gjashtë apo shtatë lojtarë. Kur shifrat kaluan në 1-0, ndeshja ishte ende e hapur dhe kishte kohë për të barazuar. Këto janë shenja të mungesës së eksperiencës”, tha trajneri i Laçit.
Panik në bordin e një avioni të kompanisë ajrore indiane IndiGo, pasi një pajisje elektronike portative, e njohur si power…
Mblidhen me urgjencë policia dhe agjencitë e sigurisë pas informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj dy zyrtarëve të lartë.…
Ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër i cili u plagos rëndë pak ditë më parë pas një shpërthimi në një…
Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë pas incidentit të ndodhur…
Manchester City është mysafir i Liverpoolit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.Skuadra e Enzo Maresca nuk di…