Klubi i Orikut ka reaguar pas pretendimeve të Kukësit për dhunë të ushtruar ndaj lojtarëve dhe stafit të tij, duke paraqitur një version tjetër të asaj që ndodhi në stadiumin e tyre.
Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, vlonjatët shprehin keqardhje për mënyrën se si u zhvillua situata, por ia atribuojnë përgjegjësinë kundërshtarëve, të cilët i akuzojnë për provokime.
None found
Sipas deklaratës së klubit, futbollistët e Orikumit nuk kanë qenë në asnjë moment iniciatorë të këtij incidenti. Ata pretendojnë se ishte pikërisht anëtari i stafit përgatitës atletik i Kukësit ai që goditi një lojtar të ekipit vendas në prani të forcave të rendit, si të Policisë së Shtetit ashtu edhe të policisë private, duke përshkallëzuar tensionet dhe duke çuar në një përballje direkte mes dy ekipeve.
Klubi shpjegon se e gjithë situata nisi menjëherë pas golit të shënuar në pjesën e parë dhe u nxit nga veprimet e palës kundërshtare. Ata theksojnë se besojnë te vlerat e vërteta të sportit, respekti reciprok dhe fair-play, dhe se janë kundër çdo forme dhune.
Në fund, Oriku shpreh bindjen se organet kompetente dhe zyrtarët e ndeshjes do të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes, duke kujtuar se sporti fitohet në fushë, me lojë dhe respekt për vlerat e futbollit.
Pierre-Olivier Costa, ish-shefi i kabinetit dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të garancive të sigurisë për Ukrainën -…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar të dielën në Tetovë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës,…
Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 80.8 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89 lekë…