sport

Olsi Rama kritikon arbitrat: Urime Tiranës, por nuk kishte nevojë që t’a ndihmonin me ngjala të Lezhës dhe tavë Elbasani

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka shpërthyer ndaj gjykimit, pas humbjes 1-2 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Rezultat ky që i siguroi matematikisht titullin bardhebluve. Në prononcimin për gazetarin e “Panorama Sport” pas ndeshjes në Elbasan, Olsi Rama u shpreh:

Të lidhura

None found

HUMBJA NË DERBI DHE TROFEU I TIRANËS- E para urime Tiranës për këtë titull, kanë bërë një kampionat dinjitoz dhe besoj se e kanë merituar. Nuk besoj se kishte nevojë që të ndihmohej Tirana që të dilte kampion sot. Për arsye se ishte virtualisht kampione dhe e kishte vetë në dorë fatin e vet.

ARBITRI- Sigurisht që mendoj se arbitri ndikoi në rezultatin e ndeshjes, ndikoi në dinamikën e ndeshjes, në shumë raste. Dua të di, kush ishte në VAR? Arbitër i VAR-it? Jorgji! Tani e kuptova. Është një tavë Elbasani e gatuar me ngjalat e Lezhës që na sjell në këtë pikë. Unë nuk e kuptoj arsyen e anulimit të penalltisë. Ka protokoll VAR-i dhe rregulla. Në qoftë se Hamiti e pa që s’kishte kontakt, duhet të kishte karton të verdhë ndaj Skukës dhe do të ishte karton i dytë i verdhë, pra karton i kuq. Nuk ka gjysëm të vërteta.

Ka vetëm një të vërtetë. Ka një protokoll VAR-i që është shumë specifik. Në qoftë se ka kontakt në fazën mbrojtës sulmues dhe jepet penallti, atëherë VAR-i nuk mund të ndërhyjë. Kontakti në fushë e gjykon arbitri. Ju sjell referencë një rast te ndeshja Juventus-Inter, penalltinë e Kuadrados, u dha penallti dhe u bë një polemikë e madhe pse VAR-i nuk ndërhyri dhe u shpjegua që VAR-i nuk ndërhyn kur ka kontakt. Në qoftë se nuk ka pasur kontakt, arbitri Hamiti duhet të kishte integritet t’i jepte kartonin e dytë Skukës.

Kur arbitri duhet të shkojë të ndërrojë një vendim në VAR, duhet të jetë 100 % i bindur, që vendimi që ka marrë në fushë, nga ajo që shikon në pamjet filmike, është tërësisht e gabuar. Në qoftë se nuk është 100% i bindur nuk e ndryshon dot.

Fakti që nuk i ka dhënë kartonin e dytë të verdhë Skukës, tregon që nuk ka qenë 100 % i bindur, nga pamjet filmike shikohet që ka pasur një kontakt të gjurit të Hoxhallarit me këmbën e majtë të Skukës. Unë mendoj dhe them, që ky ishte një gabim teknik i arbitrave dhe favorizim tërësisht në mënyrë të njëanshme Tiranën. S’po them më pas për faullet, shkelmat, etj.

Nuk kishte nevojë Tirana të ndihmohej në këtë ndeshje derbi të cilën fatkeqësisht ne, që për të gjitha arsyet dhe mosarsyet e zhvilluam në Elbasan, që të fitonte. Nuk kishte nevojë fare. Edhe njëherë them, është një tavë Elbasani me ngjala Lezhe. Imagjinoni se çfarë shije mund të ketë dhe çfarë shije më le mua.

Le të bëhemi të mirë, me qenë se Tirana po feston andej dhe të themi se arbitrat janë të paaftë. Por unë nuk besoj që janë të pafatë.

Bëhet fjalë për dy gjyqtarë të FIFA-s, e çfarë pastaj?! Le të gjykojnë në FIFA ndeshje ndërkombëtare, mos vijnë të na prishin neve çdo ndeshje dhe çdo gëzim që mund të kemi. Nuk mund të mbrohesh me stemën e FIFA-s, stema e FIFA-s është përgjegjësi. Unë jam me stemën e FIFA-s dhe kam të drejtë, jo, duhet ta meritosh dhe ta mbrosh. Ne duhet të kishim bërë shumë më mirë vetë. Duhet të ndërtojmë një ekip që t’i mundë të gjithë faktorët në fushë. Ne kemi bërë kaq sa kemi mundur, mund të bënim më tepër, nuk meritojmë më shumë, do të vazhdojmë të luftojmë për Europën. Kërkojmë arbitrim të drejtë, jo favore”, u shpreh Olsi Rama për “Panorama Sport”.

të fundit

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Alimehmeti zbulon ambiciet e tij, opozita premton zgjidhje

Ende pa u tharë boja mbi dokumentin që i hoqi kompetencat Anuela Ristanit, e cila dha menjëherë dorëheqjen nga pozicioni…

3 minutes ago

Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në merkaton verore të vitit 2026, me Ipswichin si surprizë

Afati kalimtar veror në ligat më të forta evropiane tashmë është mbyllur, ndërsa klubet kanë shpenzuar shuma të mëdha për…

5 minutes ago

95th Citizens’ Protest Begins as Crowd Gathers in Skanderbeg Square Chanting: Your End Has Come!

Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë…

17 minutes ago

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova po afrohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin duke thënë…

17 minutes ago

International Drug Trafficking Ring Busted, 463 kg of Methamphetamine Seized at Port of Colombo

Rreth 463 kilogramë metamfetaminë kristalore janë sekuestruar në portin e Kolombos në Sri Lanka, gjatë një operacioni të përbashkët të…

17 minutes ago

Sadushi Urges Finance Ministry to Unblock Judges’ Salaries: Constitutional Court Ruling Must Be Implemented

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se…

18 minutes ago