Categories: sport

Nuk ndjehet pandemia, ky është Evropiani më i pasur: UEFA arkëton 2 miliardë euro

Rikthehet futbolli i skenës së madhe, dhe ky do të jetë Europiani më i pasur i historisë. Sic bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, në fakt këtë edicion, kombëtaret pjesëmarrëse do të ndajnë plot 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se sa në Francë 2016. Fillimisht shuma e përcaktuar ishte 371 milionë euro, por më pas pandemi i detyroi organizatorët që të bëjnë disa reduktime duke  rishikuar buxhetin.

Duke parë cmimet, fituesi i Euro 202 do të përfitojë plot 30 milionë euro, ndërkohë që secilës nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale do ti garantohen 9.5 milionë euro. Por nuk mbaron gjithcka këtu, në fazën e grupeve një fitore vlen 1 milionë euro, një barazim ndërkohë 500 mijë euro. Kalimi në 1/8 i garanton cdo skuadre 1.5 milionë euro, cerekfinalet vlejnë 2.5 milionë euro ndërsa skuadra që shkon në gjysëmfinale përfiton 4 milionë euro. Si përfundom për sejcilën nga dy finalistet shkojnë 5 milionë euro.

Shifra të rëndësishme, edhe pse biznesin e vërtetë e bën si gjithmonë Uefa. Në total do të arkoëtojë nga Euro 2020 shumën përrallore prej 2 miliardë eurosh, me objektivin që nga këto mbi 850 milionë euro janë fitim i pastër. Para të cmuara që sipas Uefas do të shërbejnë për ringritjen e futbollit europian, dhe për të vënë në rregull llogaritë.

Tags: pandemiuefa

të fundit

Simon Shkreli pushohet nga puna në Teatrin “Migjeni”: Hakmarrësit do përballen me ligjin!

Aktori i trupës së Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Simon Shkreli është larguar nga puna padrejtësisht, siç pretendon vetë personi në…

16 seconds ago

Zjarret në vend/ Regjistrohet një vatër në fshatin Janjar në Konispol, flakët pranë kufirit me Greqinë

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Sipas raportimeve paraprake, vatra e zjarrit ndodhe…

14 minutes ago

Organizata e Veteranëve të UÇK-së kritikon Qeverinë e Kosovës për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës lidhur me…

36 minutes ago

Putin telefonatë me kryeministrin izraelit, presidenti rus: Jam gati të ndihmoj në negociatat për programin bërthamor të Iranit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Referuar deklaratës…

49 minutes ago

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e…

2 hours ago

Përparim i madh në kancerin e gjirit, shkencëtarët zbulojnë një mënyrë për të parandaluar sëmundjen

Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanceri i gjirit përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe kjo mund të revolucionarizojë…

2 hours ago