kosovë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së kritikon Qeverinë e Kosovës për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës lidhur me pagesat për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë. Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se i është drejtuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje.

Ai tha se para dy vjetësh e gjysmë, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime sa i përket mbështetjes financiare për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vendosur në çmim tavan për mbrojtjen. Gucati, që e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe gabim të madh, tha se për shkak të pagesave, veçse janë larguar disa avokatë, duke përmendur mbrojtësin e Kadri Veselit, dhe dy avokatë të Hashim Thaçit.

Të lidhura

None found

“Ajo [Qeveria e Kosovës] ka marrë një çmim tavan për të paguar mbrojtjen dhe nuk jep para shtesë, siç ka qenë para katër vjetësh. Para katër vjetësh ka qenë çmimi jo i limituar, sa e ka pasur orën mbrojtja, aq e ka paguar Qeveria”, tha Gucati, duke akuzuar Qeverinë se nuk “po e kthen kokën” nga njerëzit që gjenden në Hagë.

Ditë më parë u raportua se për shkak të çështjes së pagesave mund të largohen avokatë që po mbrojnë të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Por, Ministria e Drejtësisë doli me një reagim duke thënë se që nga nisja e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, janë realizuar pagesa të rregullta, në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht.

“Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32.944.287.77€. Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5.353.301.02 €”, tha MD-ja.

MD-ja kishte reaguar për çështjen e pagesave të avokatëve kur Ben Emmerson, që mbronte Kadri Veselin, u largua nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 2024. MD-ja tha se personat që tërhiqen nga detyra e tyre “mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre”.

Aktualisht, në Gjykatën Speciale po zhvillohen disa raste, përfshirë edhe gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./ REL

Tags: kosoveuck

të fundit

Protestuesi plagoset në bark pasi goditet me plumb gome nga policia

Një qytetar është qëlluar me plumb gome në pjesën e barkut. Protestuesi është qëlluar në bark, në pjesën e sipërme…

37 seconds ago

Drejtoria e Inspekcionit e Prishtinës dënohet me 5 mijë euro për shkelje të detyrave ligjore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro…

2 minutes ago

Tensionet përshkallëzohen në Bulevard, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit hedhin molotovë

Hidhen molotovë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve në bulevard, pranë sheshit “Skënderbej”. Policia përdor ujë me presion…

5 minutes ago

Roma shfaq interes për Balden, mbrojtësi mund të largohet nga planet e Flickut

E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është sërish në qendër të vëmendjes, pasi mbrojtësi i krahut të majtë ka…

8 minutes ago

VIDEO/Alarm për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar lë fushën i dëmtuar pas vetëm 13 minutash

Armando BrojaVetëm 13 minuta ka zgjatur ndeshja për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, i cili e la fushën i dëmtuar…

14 minutes ago

Arlind Kurti vendos fitoren e Laçit ndaj Vorës: Jam i lumtur për grupin, synoj një ekip në Europë

Arlind KurtiArlind Kurti rezultoi vendimtar në ndeshjen që Laçi fitoi 1-0 përballë Vorës në Kurbin [...]Read More...

26 minutes ago