sport

“Nuk mund ta them ashtu siç bëri Xabi Alonso”, Ruben Amorim thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka folur për të ardhmen e tij, pasi është lidhur me postin e Liverpoolit, si pasues i Jurgen Klopp, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Portugezi konsiderohet gjerësisht kandidati numër 1 për të marrë drejtimin e Liverpoolit pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar në Bayer Leverkusen.

Të lidhura

None found

39-vjeçari e ka udhëhequr Sportingun e Lisbonës në 142 fitore nga 203 ndeshje në të gjitha garat dhe ka fituar katër trofe me skuadrën portugeze, përfshirë titullin e ligës vendase në sezonin 2020/21.

Sugjerohet se stili i lojës së tij do t’u përshtatej në mënyrë të përkryer Reds: sulmi 3-4-3 me theksin e ndërtimit nga thellësia dhe të qenit i rrjedhshëm përpara.

As vet trajneri nuk e ka mohuar një gjë të tillë, pasi ka thënë se nuk mund ta konfirmoj të ardhmen te Sportingu, ashtu siç bëri Alonso te Leverkuseni.

“Nuk mund të garantoj se do të qëndroj në Sporting Lisbona sezonin e ardhshëm. Nuk mund ta them këtë siç bëri Xabi Alonso”, ka thënë fillimisht Ruben Amorim.

“Kemi kohë për të diskutuar të ardhmen time, do ta bëjmë atë në kohën e duhur”.

“Tani fokusohemi në fitimin e trofeve dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

të fundit

North and South America Under the Impact of Devastating Storms, Tornadoes, and Floods

Fenomenet ekstreme të motit po godasin njëkohësisht hemisferën perëndimore. Tornadot, stuhitë e forta dhe përmbytjet kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Kili reshjet intensive kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.…

2 minutes ago

Mijëra familje në errësirë nga zjarri shkatërrimtar në jug të Francës, mbi 2.300 banesa pa rrymë

Një zjarr i madh që po përfshin rajonin Var në jug të Francës vijon të përhapet, duke detyruar evakuime dhe lënë mijëra banesa pa energji elektrike. Autoritetet kanë mobilizuar…

2 minutes ago

Powerful storms in the Balkans: How the collision of opposing air masses generated extreme weather

Stuhitë e forta që goditën Ballkanin nuk ishin një fenomen i rastësishëm. Meteorologët shpjegojnë se ato u krijuan nga përplasja e një fronti të ftohtë me ajrin shumë…

2 minutes ago

Spanja në luftë me zjarrin gjigant, mbi 30 mijë hektarë të shkrumbuar nga flakët dhe i nxehti rekord

Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600…

3 minutes ago

This is the 35-year-old police officer from Kosovo found lifeless in Kukës

Mëngjesin e sotëm 22 korrik 2026, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kukësit, ku një punonjës i policisë…

3 minutes ago

Amerikat nën trysninë e motit ekstrem: Tornado dhe përmbytje godasin SHBA-në dhe Kilin

Fenomenet ekstreme të motit po godasin njëkohësisht hemisferën perëndimore. Tornadot, stuhitë e forta dhe përmbytjet kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Kili reshjet intensive kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.…

3 minutes ago