Vjen dhe zyrtarizimi: Thomas Tuchel nuk do të jetë pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm.
Njoftimi i ndarjes së teknikut me bavarezët ndodhi kohë më parë, por ditët e fundit u fol shumë për një ndryshim skenari.
None found
Duke llogaritur refuzimet e shumta dhe vështirësinë e gjetjes së një trajneri të përshtatshëm për rekordmenët e futbollit gjerman, drejtuesit e Bayernit medituan në lidhje me konfirmimin e 50-vjeçarit edhe për një sezon.
Por, jo. “Martesa” mes palëve nuk do të vazhdojë. Tuchel, i cili mund të rikthehet në Premier League, ka refuzuar mundësinë e qëndrimit në Mynih.
Diçka që e konfirmoi në deklaratën përpara Hoffenheim-Bayern.
“Kjo është konferenca ime e fundit për shtypin si trajner i Bayernit. Ka pasur bisedime dhe negociata, por nuk kemi mbërritur në një marrëveshje. Kështu që vendimi i muajit shkurt mbetet në fuqi”.
Tuchel u ul në pankinën e bavarezëvë në fundin e marsit të vitit të kaluar, teksa fitoi titullin kampion falë “vetëvrasjes” së Dortmundit në javën e fundit.
Këtë sezon mbërriti deri në gjysmëfinalet e Champions League me Bayernin.
Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendre për ta përforcuar repartin defensiv, por duket se Lisandro Martinez…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Sipas njoftimit për media…
Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në muajin shtator të këtij viti ka arritur në 49.141…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet…
E vendosur në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Serbinë, Komuna e Likovës…
Andi HadrojNesër, prej orës 18:30, Vllaznia do të “përplaset” me Partizanin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, e vlefshme për…