sport

Nuk do ta njihni, Greenwood del për herë të parë para kamerave pasi u lirua me kusht

Mason Greenwood është fotografuar për të parën herë pas lirimit me kusht nga burgu, teksa akuzohet për përdhunimin e një vajze dhe kërcënim për vrasje.

Talenti 20-vjeçar i Manchester United u fotografua nga paparacët përpara shtëpisë së familjes së tij, me vlerë pesë milionë euro, që ndodhet në Cheshire. Sulmuesi, i parë për herë të fundit në prill ku mbante veshur një kapele, ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, këtë herë është kapur në kamera në momentin që po nxirrte shëtitje qenin e familjes.

Të lidhura

None found

“Mason ka mbajtur një profil vërtet të ulët që nga arrestimi i tij. Akuzat e bëra kundër tij ishin të vështira për t’u përballuar. Por, prindërit e tij kanë qenë pranë tij në çdo hap të rrugës. Ata të gjithë presin që policia të marrë një vendim dhe nëse policët vendosin se ai nuk ka rast për t’u përgjigjur, atëherë ai mund të përpiqet të vazhdojë karrierën e tij futbollistike”, deklaroi një burim i mediave angleze pas publikimit të fotove.

Greenwood, i cili jeton në Bowdon të Manchesterit, u pezullua nga United pas arrestimit të tij. Lojtari është hequr edhe nga FIFA 22, madje është lënë në baltë edhe nga sponsori “Nike” pas akuzave.

“Football Manager 2022” gjithashtu ka konfirmuar se ai nuk do të shfaqet pas përditësimit të tyre të fundit dimëror.

Të gjitha fanellat që mbajnë emrin e numrit 11 janë hequr nga faqja zyrtare e United dhe shokët e skuadrës e kanë hequr atë nga rrjeti social Instagram./ h.ll/albeu.com

të fundit

Hoxha: Ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor përafrojnë standardet me BE-në

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, të…

6 minutes ago

Tahiri kërkon bashkim për Ligjin e Speciales dhe mbështetje për çlirimtarët në Hagë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën aktuale , pas vendimit të…

7 minutes ago

Shqipëria synon fitoren ndaj Finlandës në Helsinki, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria zbret në fushë me një formacion 4-3-3 në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Finlandës, me përzgjedhësin Rolando Maran…

16 minutes ago

Haxhiu: After 27 years, the families of three missing intellectuals learned the truth

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në Mitrovicë janë kujtuar dhe nderuar Adem Beqiri, Idriz Rrecaj…

25 minutes ago

Berisha opposes leaving institutions: It would serve Rama

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur…

25 minutes ago

Kurti holds meetings with diplomats from the United States, the United Kingdom and Germany

Kryeministri i ngarkuar i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve…

25 minutes ago