Mason Greenwoodit i është zgjatur lirimi me kusht pas një seance gjyqësore të enjten, ka konfirmuar policia angleze.
Sulmuesi i Manchester United u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje më 30 janar.
None found
Greenwood, 20 vjeç, i është zgjatur lirimi me kusht ndërsa Policia e Madhe e Manchesterit vazhdon të hetojë akuzat.
Reprezentuesi anglez mbetet i pezulluar nga “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.
“Pas një seance dëgjimore dje, një 20-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje të dielën më 30 janar 2022 mbetet në liri me kusht”, thuhet në një deklaratë të policisë
“Meqenëse rezultati i rishikimeve të lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia e Mançesterit të Madh nuk do të ofrojë ndonjë përditësim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet pa u përballur me veprime të mëtejshme”, shkruante më tej në deklaratën e policisë.
Mëngjesin e së dielës së 30 janarit të këtij viti, një video, regjistrime audio dhe foto u postuan në “Instagramin” e një vajze duke pretenduar se Greenwood e kishte sulmuar atë.
Profili i gruas në mediat sociale u bllokua më vonë, por përmbajtja e lartpërmendur u postua pastaj në platforma të tjera.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…