Juventus raportohet se janë në fazën finale për të arritur një marrëveshje me Lille për mbrojtësin Tiago Djalo, i cili pritej që të transferohej tek Interi si lojtar i lirë gjatë verës.
Raportime e fundit sugjerojnë se Interi nuk do të bëjë një ofertë të dytë për të transferuar 23-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Calciomercato raporton se opsionet momentale të Interit në mbrojtje, që përfshijnë Benjamin Pavard, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Matteo Darmian, Stefan De Vrij dhe Yann Biseck, drejtuesit e klubit siç duket kanë vendosur që të vazhdojnë me këta lojtarë.
Inter tashmë ka investuar 10 milionë euro në këtë afat kalimtar, duke transferuar kanadezin Tajon Buchanan nga Club Brugge.
Pasi transferimi i Djalos dështoi, besohet se prioriteti i ri për Interin do të jetë transferimi i një mbrojtësi tjetër të krahut.
Ani pse Inter nënshkroi me Buchanan, klubi italian me shumë mundësi do të ndërpresë bashkëpunimin me Juan Cuadradon, i cili do të mbush 36 vjet në maj dhe se kontrata e tij njëvjeçarë do të skadojë në fund të sezonit aktual.
Denzel Dumfries gjithashtu mund të largohet gjatë verës, pasi i ka mbetur vetëm një vit në kontratë pas sezonit 2023/2024.
Negociatat për një rinovim të kontratës me holandezin kanë stagnuar dhe teksa interesimi për të nga jashtë po rritet, Inter mund të joshet që ta shesë atë./Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…