Categories: sport

Norvegjia përballet me alarm para Anglisë, virus i panjohur godet kombëtaren

Kombëtarja e Norvegjisë është futur në një situatë të papritur dhe tejet të ndërlikuar në prag të sfidës së ardhshme vendimtare, një takim me peshë historike për këtë brez që udhëhiqet nga Erling Haaland.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave vendase, brenda përfaqësueses është përhapur një virus i rëndë, që ka nxjerrë jashtë loje disa futbollistë të rëndësishëm, ndërsa stafi mjekësor po punon me urgjencë për të rikuperuar pjesën tjetër të skuadrës.

Te kampi norvegjez mbizotëron shqetësimi, pasi trajneri dhe ndihmësit e tij po përballen me një përhapje më të shpejtë nga sa ishte parashikuar të simptomave, mes të cilave përfshihen temperaturë e lartë dhe lodhje e përgjithshme.

Megjithëse identiteti i lojtarëve të prekur po mbahet ende i fshehtë, me qëllim që të mos i jepet asnjë avantazh kundërshtarit, është bërë e ditur se gjendja konsiderohet mjaft serioze.

“Kemi një gjendje të jashtëzakonshme në ekip. Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, i kemi izoluar lojtarët e sëmurë, por situata nuk është aspak e këndshme para një ndeshjeje të kësaj rëndësie”, komentoi një burim pranë kampit norvegjez.

Kujtojmë se norvegjezët kanë vite që punojnë për të ndërtuar një skuadër të aftë t’i japë fund pritjes së gjatë dhe të sigurojë kualifikimin në një kompeticion madhor, ndërsa kjo përballje konsiderohet si vendimtare për brezin e tyre të artë.

Mbetet të shihet nëse Haaland dhe bashkëlojtarët e tij do të munden të kalojnë këtë pengesë të padukshme dhe të vijojnë rrugën drejt finales.

Takimi Norvegji – Angli është planifikuar të zhvillohet të shtunën, në orën 23:00.//

të fundit

Tensione gjatë revoltës në kryeqytet, shoqërohen disa persona

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona…

5 minutes ago

Tensions continue in Skanderbeg Square as area is covered by tear gas

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…

5 minutes ago

Nikolloski: construction of the Prilep-Manastir highway will create 1,200 new jobs

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…

5 minutes ago

Bayern Munich ndalet sërish në kampionat, barazon pa gola në transfertën ndaj Hamburgut

Bayern Munich ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në Bundesligë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola…

22 minutes ago

Tensionet vijojnë në sheshin “Skënderbej”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…

37 minutes ago

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir do të krijojë 1.200 vende të reja pune

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…

38 minutes ago