Categories: sport

Njihuni me Kristal Dulen, tensiten 18 vjeçare që mbron ngjyrat kombëtare shqiptare (VIDEO)

Edhe vendi ynë tashmë bën pjesë në listën e pjesëmarrësve të turneve ndërkombëtarë të tenisit duke filluar nga qershori i këtij viti.

Si në të gjitha sportet edhe në tenis, që nuk ka shumë lidhje me sportet tona të traditës, flamurin e mban një vajzë e cila është e lindur dhe e rritur në Itali.

Kristal Dule sot 18 vjeç, është e para femër pjesëmarrëse në nivele të larta të tenisit nën ngjyrat kuqezi. Renditet e 200-ta nga 42.000 teniste femra në Itali, dhe mban mbi supe mbi 30 trofe kombëtar rajonal në qytetin fqinj.

Kristal Dule: Fillova të luaja tenis kur isha vetëm 9 vjeçe rastësisht. Nga marsi i këtij viti jam pjesë e federatës shqiptare të tenisit. Kur isha në Shqipëri në qershor mora pjesë në kampionatin kombëtar dhe dola kampione.

Vajzat kuqezi të tenisit dy javë më parë, morën pjesë për herë të parë në një aktivitet ndërkombëtar të Grupit të 3-të të quajtur “Billie Jean king Cup”.

Kristal Dule: Ditën e parë u ndesha me tenisten norvegjeze që doli në finale, unë pata shumë emocione dhe nuk artrita të jepja maksimumin, por më pas fitova besim në vetvete dhe fitova me Maqedoninë, Azerbaixhanin dhe Ruandën.

Një rezultat optimist me sa duket për një teniste kaq të re e cila karrierën e saj do ta vazhdojë në amerikë tashmë, për të arritur nivelin ndoshta të asaj që ka idhul në këtë sport.

Kristal Dule: Nga sportiste ndërkombëtare më pëlqen Azarenka, tenistja bjelloruse./tch

të fundit

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

10 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

35 minutes ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

59 minutes ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

1 hour ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

1 hour ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

1 hour ago