sport

Një taktikë e mençur nga Manchester City për të shmangur pozicionin jashtë loje

Një video që është bërë virale në internet, tregon se si Manchester City i shmanget për mrekulli “kurthit” të ekipit kundërshtar për pozicion jashtë loje, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se si Guardiola i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla.

Më herët gjatë këti muaji, Manchester City u përball me Tottenhamin në një ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, ku dy gola u shënua brenda dhjetë minutave.

Të lidhura

None found

Heung Min-Son i dha avantazhin Tottenhamit pas një kundërsulmi vrasës, ata pësuan gol vetëm tre minuta më vonë, kur pikërisht Son shënoi në portën e tij.

Shumë persona nuk e kanë vërejtur se autogoli i shënuar nga Son, ishte si rezultat i një taktike mirë të përgatitur nga Manchester City gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit.

Kjo taktikë e cila pati rezultat u duartrokit edhe nga disa fansa në rrjetet sociale të cilët e vlerësuan lartë inteligjencën e Guardiolës

@beyourbest_pr0 Why do players fake freekicks? ? #football #soccer #footballvideo #footballtraining #soccervideo #footballer ♬ original sound – Be Your Best

“Taktikat e Pep janë shumë të mençura. Kjo është saktësisht mënyra se si ata kishin shënuar ndaj Arsenalit këtë sezon”, kishte shkruar njëri nga ta në platformën X.

Kujtojmë se Manchester City këtë fundjavë fitoi me rikthim të rezultatit në udhëtim ndaj Lutonit, duke u rikthyer tek fitoret pas 2 ndeshjesh pa rezultat pozitiv. /Telegrafi/

të fundit

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur klienti të nxjerr karton të kuq Lufta ime e yjeve! Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk…

21 minutes ago

Belgjika, eliminim dhe polemika, Courtois: Doja të qëndroja në fushë

Thibaut Courtois, nuk donte të largohej nga fusha e lojës në ndeshjen mes Spanjës dhe Belgjikës. Vetë portieri e pohoi…

25 minutes ago

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Prokuroria jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

Dhuna mes të miturave e bërë publike në rrjetet sociale, me kërkesë të Prokurorisë Fier, jepen masat e sigurisë ‘Arrest…

56 minutes ago

Edi Rama nën kritika/ Media izraelite: Qeveria shqiptare mbron dhënien e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West, financimi shkakton zemërim mes protestave

Dhënia e 4 milionë eurove nga qeveria shqiptare për të financuar koncertin e Kanye West ka tërhequr edhe vëmendjen e…

1 hour ago

Koncerti i Kanye West, BIRN: Qeveria po mbush gjysmën e stadiumit me administratën dhe nxënës shkollash

Qeveria duket se i ka vënë qëllim vetes të mbushë gjysmën e stadiumit ku do të mbahet koncerti i Kanye…

2 hours ago

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Nëse këtë mëngjes jeni ngritur nga shtrati vetëm pasi keni shtypur disa herë butonin për shtyrjen e alarmit në telefon…

2 hours ago