sport

Belgjika, eliminim dhe polemika, Courtois: Doja të qëndroja në fushë

Thibaut Courtois, nuk donte të largohej nga fusha e lojës në ndeshjen mes Spanjës dhe Belgjikës. Vetë portieri e pohoi këtë në intervistat e dhënë pas humbjes ndaj La Rojas që vulosi eliminimin e Red Devils në çerekfinale me Courtois që nuk i mbajti lotët në momentin që la fushën e lojës.

‘Ndjeva diçka pas një rivënie të gjatë të topit, mendova se ishte vetëm tension muskular në bicepsin femoral pas shumë lëshimeve. Më pas ndjeva një përkeqësim, u ula për t’u vizituar nga mjeku-tha Courtois-doja të vazhdoja, por nuk ia dilja dot të shkelmoja mirë topin. Trajneri më tha se nëse nuk isha në 100% do të më zëvendësova. I thashë se nuk isha mirë, por doja ta tentoja edhe njëherë. Mendove se duke evituar rivëniet e gjata do të mund të vazhdoja. Por, është mirë kështu, nëse trajneri do një lojtar në 100% të formës është e drejtë që të jetë kështu’.

Të lidhura

None found

Në vendin e tij hyri Senne Lammens që u bë menjëherë protagonist negativ me kthimin e shkurtër të topit nga ana e tij që solli golin vendimtar të Merinos, por Courtois e mbrojti zëvendësin e tij.

‘Kështu është futbolli, nuk është e nevojshme të kryqëzosh atë djalë, është një portier i shkëlqyer që ka bërë një sezon fantastik te Manchester United dhe nuk e meriton këtë’, -shtoi Courtois

Ndërkaq, në Belgjikë kanë filluar të bëhen kritika të ashpra në drejtim të trajnerit Rudi Garcia. Ish trajneri i Napolit dhe Romës u shënjestrua nga opinionistët dhe komentatorët për gabimin me zëvendësimin e Courtois dhe për menaxhimin e burimeve të skuadrës, duke përfshirë këtu edhe formacionin titullar që ishte ndryshuar në krahasim me ndeshjen ndaj SHBA me Garcian që kishte aktivizuar në mënyrë surprizë Witsel.

A do të mjaftojë alibia e dëmtimeve për francezin që të qëndrojë në pankinën e Belgjikës? Arritja e çerekfinaleve të Botërorit është një rezultat që e favorizon, por Federata Belge mund të shohë sërish vërdallë, pas pak më shumë se një vit që nga ndryshimi i fundit në pankinën e Red Devils.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago