Categories: sport

Një “mini-Sampdoria” në kombëtare, njerëzit e besuar të Roberto Mancini (FOTO LAJM)

Trajneri Roberto Mancini ka meritën e ndërtimit nga hiçi një kombëtare, e cila 3 vite më parë nuk arriti të shkojë në botërorin e Rusisë. Një punë e madhe e trajnerit dhe stafit të tij, që kanë besuar te ky grup lojtarësh.

Në krah të Mancinit janë një grup njerëzish të besuar, të cilët ai i ka patur pranë edhe më parë në karrierën e tij si futbollist e më pas si trajner. Shumë prej tyre, madje 80% e stafit, janë ish-shokë të tij të skuadrës te Sampdoria.

Të lidhura

None found

Gianluca Vialli – Shefi i delegacionit. Mbetet padyshim këshilltari më i vyer i Mancinit, krahu i tij i djathtë, një guidë për trajnerin dhe skuadrën. “Binjakët e golit”, siç njihen që nga koha e Sampdoria, kanë treguar se janë më shumë se miq, vëllezër. Përqafimi i tyre dhe lotët pas trofeut përkufizojnë lidhjen e fortë.

Gabriele Oriali – Team manager. Flitet pak për të, por ai është gjithynjë pranë trajnerëve, duke qenë “ëngjëlli mbrojtës”, që menaxhon momentet e nervozizmit me gjyqtarët.

Daniele De Rossi – Asistent. I kërkuar me ngulm nga Mancini, kampion bote në vitin 2006 me kombëtaren, që nis krejt papritur aventurën e tij në stol me një triumf në Europian.

Alberico Evani – Asistent. Ka fituar gjithçka me Milanin e më pas kaloi te Sampdoria, ku luajti me Mancini. Nga viti 2018 në krah të Mancinit në kombëtare, një asistent i rëndësishëm më këshillat, njeriu që udhëzonte lojtarët para se të hynin në fushë.

Attilio Lombardo – Asistent. I njëjti rol si De Rossi, mik i ngushtë i Mancini që nga koha e Sampit. Bashkë kanë qenë te Manchester City e Galatasaray dhe tani ribashkohen në kombëtare.

Giulio Nuciari – Asistent, përgatitësi i portierëve. Një nga më të besuarit e Mancini, pasi bashkë kanë punuar tek Interi (2004-2008) dhe Lazio (2014-2016). Ish-portier te Sampdoria me Mancinin, që e njeh mirë dhe e afroi te kombëtarja.

Fauso Salsano – Asistent. Ish-lojtar i Sampdoria, praktikisht është njeriu që e ka ndjekur Mancini kudo që ka drejtuar: Inter, Manchester City, Galatasaray, sërish Inter, Zenit dhe tani në kombëtare. Njeriu në hije, por që bën gjithçka.

të fundit

Manchester City përgatit apelimin ndaj vendimit të Ligës Premier

Manchester City pritet të kundërshtojë vendimin në lidhje me pagesat e sponsorizimeve, duke pretenduar se paratë në qendër të çështjes…

21 seconds ago

Von der Leyen përcjell në “X” mesazhin kryesor për Kosovën pas takimit me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar stabilitet institucional në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi të enjten…

5 minutes ago

Konjufca në Procesin e Berlinit: Integrimi i Kosovës në BE duhet të bazohet te meritat dhe rezultatet

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të…

5 minutes ago

Marjana Koçeku: Zhurma për filmimet la në hije bashkimin e partive shqiptare në Serbi

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me filmimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit, duke deklaruar se vëmendja publike…

9 minutes ago

Paralajmërimi i Arsene Wenger për Manchester Cityn 15 vjet më parë

Më 1 tetor 1996, Arsene Wenger u bë zyrtarisht trajner i Arsenalit. Edhe pse ishte prezantuar para mediave disa ditë…

16 minutes ago

Barcelona mund ta rikthejë Joao Felixin si lojtar të lirë në vitin 2027

Joao Felix po synon rikthimin në futbollin evropian dhe dëshiron që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Barcelona, pasi…

16 minutes ago