sport

Një “mal” me gola për Sylvinho-n, sulmi kuqezi bëhet i frikshëm

Sylvinho solli për tifozët kuqezi, për të gjithë shqiptarët, një ekip ndryshe, një skuadër që për herë të parë zhvilloi një futboll ofensivë, një ekip që nuk di vetëm të mbrohet, por edhe të sulmojë.

Tekniku brazilian nuk ka ndërmend të ndryshojë nga kjo filozofi, pavarësisht se në Evropian do të përballet me tre ekipe “big”, Spanjë, Kroaci dhe Itali.

Për herë të parë në urdhrat e tij do të vihen dy sulmues klasi, dy lojtarë që kanë mbajtur peshë në radhët e ekipit kombëtar, por që me të në stol nuk kanë qenë asnjë herë të pranishëm në aksion, bëhet fjalë për Rey Manaj dhe Armando Brojën.

Sulmuesi i Fulham është grumbulluar më herët nga Sylvinho, por një dëmtim e detyrojë të largohej.

“Bomberi” kuqezi nuk po kalon një moment të mirë teksa edhe te Fulham është thjesht një zëvendësues. Shqipëria, dy testet miqësore, kundër Kilit dhe Suedisë, mund të jenë një shans i shkëlqyer për Brojën për të treguar se sa vlen.

Për herë të parë në urdhrat e Sylvinho-s do të vihet edhe Rey Manaj, dikur pjesë e pandarë e Shqipërisë, titullar fiks me Edy Reja-n.

Manaj po kalon një moment fantastik në Turqi, mbase momentin e tij më të mirë në karrierë. Manaj jo vetëm që është kthyer në liderin e Sivasspor, por me 15 gola të shënuar po konkurron me lojtarë si Icardi dhe Dzeko për trofeun e “Këpucës së Artë”.

Broja dhe Manaj i bashkohet pjesës tjetër të fazës ofensive, lojtarëve si Myrto Uzuni që shpërtheu me një “dopietë” fundjavën që lamë pas, apo lojtarëve si Cikalleshi, Muçi, Daku, Muja dhe Jasir Asani.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago