Karim Benzema ka vendosur të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas gjashtë muajve të kaluara në Superligën e Arabisë.
Sulmuesi francez ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij Al Ittihad dhe nuk dëshiron që të vazhdoj më të luaj në Arabinë Saudite.
Tabloidi britanik The Sun ka raportuar se Manchester United ka pasur mundësi të nënshkruajë me Karim Benzeman, por ata e kanë refuzuar këtë mundësi.
Gjithnjë sipas mediumit anglez se transferimi i ish-lojtarit të Real Madridit në Old Traford do të ishte shumë i kushtueshëm për financat e klubit nga pikëpamja e pagave.
Pikërisht për këtë, Djajtë e Kuq nuk ka nisur as të negociojë me rrethin e lojtarit përpara se të merrte këtë vendim, pasi që nga lart e dinin që kërkesat do të ishin shumë të larta.
Benzema ka vendosur të rikthehet në Evropë, por ai duhet t’i ulë jashtëzakonisht shumë kërkesat e tij për të gjetur një skuadër të re.
Chelsea, Olympique Lyon, por edhe Arsenali janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për ish-fituesin e Topit të Artë.
Megjithatë vështirë të mendohet se një skuadër evropiane mund t’i ofrojë Benzemas pagë më të madhe se 10 milionë euro në sezon, për dallim nga ajo që fiton në Al Ittihad prej 100 milionë eurove neto në vit. /Telegrafi/
Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së…
Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe…
Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk ishte…
Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u…
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas autoriteteve janë arrestuar…