sport

Messi drejt Barcelonës? Babai i tij tregon si qendron e vërteta

Ëndrrat dhe shpresat e të gjithë tifozëve të Barcelonës për të parë sërish Mesin me fanellën “Blaugrana” kanë marrë një goditje të fortë të enjten. Babai i Leos, njëkohësisht dhe agjent i lojtarit, Horge Mesi, ka hedhur poshtë çdo mundësi që djali i tij të kthehet të luajë për katalanasit.

Jo më larg se të mërkurën, mediat franceze kishin bërë me dije se Lionel Mesi kishte refuzuar rinovimin e kontratës me Paris SG-në. Kjo ndezi jo pak shpresat e tifozëve të Barçës. Ato u shumëfishuan, teksa babai i argjentinasit po në të njëjtën ditë zbarkoi në Barcelonë.

Të lidhura

None found

Por vizita e shpejtë e Horge Mesit në Barcelonë nuk ka pasur fare të bëjë me katalanasit. Ai ka qenë për arsye personale, duke qenë se Leo Mesi vazhdon ta ketë shtëpinë e tij në kryeqendrën e Katalonjës.

Si për të vërtetuar se mes Mesit dhe Barcelonës nuk ka asgjë të re, nuk ka kthim prapa, ai ka folur për gazetën “Sport”, e cila e ka gjurmuar babain e lojtarit deri në aeroportin e Barcelonës “El Prat”.

“Nuk besoj se Lionel Mesi do të kthehet të luajë sërish për Barcelonën. Nuk mendoj se kushtet janë pjekur. Ne nuk kemi folur me askënd në Barcelonë, as me Laportën. Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë ofertë nga Barcelona”, deklaroi babai i lojtarit para se të merrte avionin për të udhëtuar drejt Parisit. Pas katër muajsh, Lionel Mesi do të jetë një lojtar i lirë nëse nuk do të pranojë vazhdimin e kontratës që e lidh me klubin parisien.

INTER MAJAMI – Ndonëse gjithçka duket pezull në lidhje me të ardhmen e Leo Mesit, në fakt vetë lojtari nuk po qëndron duarkryq. Mediat britanike kanë bërë me dije se Lionel Mesi, praktikisht, e ka vendosur se çfarë do të bëjë dukenisur nga sezoni i ri. Ai pritet t’i bashkohet klubit të drejtuar nga Devid Bekam, Inter Majami.

Sipas mediave në ishull, madje mësohet se Lionel Mesi ka firmosur një parakontratëme skuadrën që luan në kampionatin elitar në SHBA, “MLS League”. Emri i Inter Majamit nuk është i ri për Leo Mesin.

Që kur ishte te Barcelona është folur gjerësisht për mundësinë e kalimit të tij përtej Atlantikut. Por me sa duket vetëm tani janë “pjekur” kushtet, siç do të thoshte babai i tij, Horge.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago