sport

Nico Williams: Yamal dhe të tjerët më thanë të shkoja te Barça

Kur gjithçka dukej se i përkiste të shkuarës, Nico Williams vendosi të hapë kutinë e Pandorës. I përfolur deri në rraskapitje nga Barcelona në një verë të nxehtë plot thashetheme, anësori i majtë i Athletic Bilbaos, që u bë kampion evropian me Spanjën, zbuloi disa informacione në lidhje me presionin që mori nga bota katalanase për të kaluar në hijen e Camp Nou.

Megjithatë, jo nga klubi, por nga lojtarët. Në fakt, krahu i majtë i lindur në 2002 foli në programin televiziv ‘La Revuelta’ për të treguar një histori pikante:

Të lidhura

None found

“Thashethemet në verë? Ishte e vështirë. Për më tepër, bastardët Lamine (Yamal), Balde dhe të tjerët nuk më kanë ndihmuar. Më thanë ‘vëlla hajde tani, hajde tani’”. Me pak fjalë, një këmbëngulje e vazhdueshme, me bashkëlojtarët e tij të kombëtares që këmbëngulnin duke i dërguar mesazhe vazhdimisht.

Dhe telenovela nuk mbaron këtu. Sepse gjatë verës edhe tifozët e Barçës këmbëngulën në rrjetet sociale, duke u përpjekur vazhdimisht ta bindin që të pranojë bashkimin me klubin katalanas:

“Është e vështirë të shpëtosh nga kjo situatë. Vazhdoj të marr mesazhe edhe pse nuk jam i lidhur me askënd. Është pak nga gjithçka. Shumë thonë ‘shko te Barca’ dhe të tjerë thonë ‘nuk kemi më nevojë për ty'”.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

13 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago