sport

Rodri me fjalë të mëdha për dy talentët e Spanjës: Na kanë infektuar, Yamal ka ruajtur golin për Gjermaninë

Spanja ka fituar me lehtësi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 4-1 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga spanjollët, ku sërish shkëlqyen dy talentët Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Të lidhura

None found

Ylli i Barcelonës krijoi disa raste të mira shënimi derisa bëri një asistim, derisa Nico Williams e mbylli ndeshjen me një gol e një asist.

Mesfushori me eksperiencë Rodri, pas sfidës theksoi se dyshja e sipërpërmendur është shumë e rëndësishme për Spanjën.

Rodri, u shpreh se Williams dhe Yamal me rininë dhe pafajshmërinë e tyre kanë ‘infektuar’ të gjithë ambientin e Spanjës.

“Ata të dy janë shumë të rëndësishëm për ne, na kanë “infektuar” me rininë dhe pafajshmërinë e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme”.

“Williams realizoi një supergol, ndërsa Yamal pati disa mundësi, por nuk ia doli. Megjithatë, besoj se e ka ruajtur golin për ndeshjen me Gjermaninë”, u shpreh Rodri.

të fundit

Policia i detyron me forcë protestuesit të largohen nga trotuari përballë Kryeministrisë, qytetarët reagojnë: As këtu nuk na lejojnë të protestojmë!

Qytetarët janë përballur sërish me ndërhyrjen e policisë, e cila nuk i ka lejuar të qëndrojnë në protestë paqësore përpara…

2 minutes ago

Lutfi Dalipi i pabesueshëm, shënon dhe shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Lausanne

Vaduz ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Lausanne-Sport, në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e…

12 minutes ago

Raundi i tretë i bisedimeve Netanyahu-Eisenkot mbyllet pa marrëveshje, Otzma Yehudit mbetet pengesa kryesore

Bisedimet për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar përfunduan pa marrëveshje. Ekipi i Gadi Eisenkot kërkon përjashtimin e partisë…

18 minutes ago

Plaque of Albania’s honorary consulate unveiled in Bitola

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë…

35 minutes ago

LSDM: Citizens are on the brink of poverty due to high prices

LSDM-ja opozitare akuzon se qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta dhe standardit të…

35 minutes ago

European Defense Tech Hackathon concludes, winning teams announced in Kosovo

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për…

35 minutes ago