sport

Ngrihet statuja e Kobe dhe Gianna Bryant në vendin e tragjedisë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u bënë dy vite nga tragjedia që i mori jetën basketbollistit të njohur së bashku me vajzën e tij.

Për Kobe Bryant dhe vajzën Gianna është ngritur në statujë në vendin e rrëzimit të avionit, në Calabasas të Kalifornisë, ku bashkë me basketbollistin dhe vajzën e tij humbën jetë edhe 7 persona të tjerë.

Skulptori Dan Medina është ai i cili realizoi statujën ku portretizoi Kobe Brayan dhe vajzën e tij, Gianna.

Basketbollisti të veshur mban uniformën e “Lakers” ndërsa edhe goca e tij është e veshur me uniformë ndërsa në dorë mban edhe topin e basketbollit, teksa të dy shikojnë njëri-tjetrin me buzëqeshje.

Statuja mban mbishkrimin e emrave të “Bryants” dhe shtatë viktimave të tjera të 26 janarit 2020.

Kobe Brayan do të udhëtonte me vajzën e tij për të marrë pjesë 13-vjeçarja në një turne për basketbollin e femrave.

Një udhëtim që nuk arriti kurrë në destinacion duke u shndërruar në një nga tragjeditë më të mëdha të ndodhura ndonjëherë.

Zyrtarët federalë të sigurisë së aviacionit më pas vunë në dukje gabimin e pilotit si shkakun e katastrofës./ h.ll/albeu.com

të fundit

Funerali i Charlie Kirk, 200 mijë njerëz të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, prezent edhe Trump

E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqendruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator.…

18 minutes ago

Njohja e Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, reagon Hamasi: Moment historik, fitore morale dhe politike

Pas njohjes së Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, kanë ardhur reagime edhe nga Hamas-i, të…

1 hour ago

Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas…

1 hour ago

Më në fund zgjohet edhe UEFA, pritet përjashtimi i Izraelit!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë të martën, më 23 shtator, për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve të…

2 hours ago

Vazhdon terrori në Gaza, 46 palestinezë të vrarë pas shpërthimeve mbrëmjen e kaluar

Banorët e Gazës përjetuan një tjetër natë terrori, ndërsa sulmet me dronë dhe mjete shpërthyese të ushtrisë izraelite vazhduan pandërprerë…

2 hours ago

Nga shtrati i spitalit në burg! Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiaku do të kalojë 6 ditë në qeli

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthyer në qeli ku dhe pritet të qëndrojë vetëm disa ditë. Burime për mediat…

2 hours ago