E gjithë bota e futbollit, është tronditur nga ajo që ndodhi pranë qendrës stërvitore të Nisë në orët e fundit. Prita u ngrit nga tifozët e Aquilottit, të cilët fillimisht donin të kishin një takim të afërt me lojtarët dhe më pas shënjestruan dy lojtarë në veçanti, përfshirë Jeremie Boga.
Ish-lojtari i Sasuolos dhe Atalantas (shok me Gjimshitin në sezonin 2022/23) i cili, pasi zbriti nga autobusi duke u kthyer nga humbja në Lorient, thuhet se u godit me shkelma, grushte, u pështye dhe ofendua (përfshirë edhe kore raciste) nga ultrasit.
None found
Megjithatë, incidenti serioz po fillon të japë pasojat e veta. Sipas RMC Sport, Boga dhe Terem Mofi, lojtari tjetër i sulmuar nuk duan të luajnë më për Nisë.
Incidenti, në të cilin u përfshinë rreth 400 tifozë, të cilët shpërthyen në zemërim të pakontrolluar për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit, thuhet se është shumë i rëndë për t’u përballuar nga dy viktimat.
Pasi u ekzaminua nga një mjek dje, Boga u pezullua përkohësisht (ITT) për të paktën pesë ditë. Së bashku me Mofin, ai ngriti një ankesë kundër personave të panjohur.
I ardhur në vitin 2023 nga Atalanta për 17.5 milionë euro, lojtari francez ka përfaqësuar Nisë në 73 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë nëntë asiste.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2027, por e ardhmja e tij është diku tjetër, sigurojnë kolegët e tij francezë. E njëjta gjë vlen edhe për Mofin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027.
Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vëzhgim nga Policia e…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, po bëhet pas një…
Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar në hetuesinë e Policisë së Kosovës dhe Zyrën e Kryeprokurorit…
Ekipi i Dinamos dhe Ilir DajaPër Dinamon nuk ka një rrugë të mesme, por fitore! “Blutë” e kryeqytetit do të…
Numri i përgjithshëm i rasteve me ethet e Nilit Perëndimor në vend ka arritur në 50, pasi u regjistruan gjashtë…
Dëgjesa e radhës e Këshillit Bashkiak Klos në kuadër të marrjes së mendimit të banorëve në lidhje me reformën administrative-territoriale…