Categories: sport

“Nga një tjetër galaksi dhe nga lagjja ime”, murali impresionues për Messin

Lionel Messi nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e as vendlindja atë. Në Rosario, në Argjentinë, në qytetin ku Lionel Messi u rrit, i kanë kushtuar një mural shumë impresionues duke përjetësuar 6 herë fituesin e Topit të Artë.

“Nga një tjetër galaksi….dhe nga lagjja ime”, është shkrimi i dedikur në mural për Messin e ngritur pranë zones kur ylli i futbollit botëror ka bërë shkollën në fëmijëri.

Një nga krijuesit e veprës, Fernando Lerena tha se murali është 14 metra i lartë dhe 8 metra i gjerë dhe qëndron në murin e një ndërtese në La Bajada, vendi ku Messi jetonte përballë me shkollën e tij fillore.

“Përveçse është një nga figurat më të mëdha në futbollin botëror, më i madhi për ne, ai është një figurë e përulësisë, e lagjes tone dhe mban të paprekura rrënjët e tij”, shpjegoi artisti Fernando Lerena, i cili krijoi muralin së bashku me Maxi Ledesma, Marlen Zuriaga dhe Lisandro Urteagan.

Kujtojmë që Messi ka premtuar gjithmonë që një ditë do të donte të luante në vendlindje me Rosarion dhe se nëse do të largohej nga katalanasit, nuk do ta bënte për asnjë ekip tjetër e vetëm për skuadrën e qytetit të tij. Ylli argjentinas është aktualisht pa kontratë por gjithsesi edhe disa vite pritet ta shikojmë me Barcelonën e ndoshta në fund të karrierës të veshë fanellën e Rosarios.

Tags: MESSIsport

të fundit

Horoskopi 18 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te…

4 hours ago

“Aman vëlla, jo sonte se do ta nxjerr unë në pritë Talo Çelën”, kush e tradhtoi ‘Momën’ dhe vdekja e mistershme e informatorit

Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesës dhe…

4 hours ago

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse,…

4 hours ago

“Kam vuajtur prej një viti”, trondit gazetarja Mira Kazhani, mes lotësh rrëfen sëmundjen e rëndë

Gazetarja Mira Kazhani ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është diagnostikuar me kancer gjiri ndërsa mes lotësh…

5 hours ago

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 mld dollarësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën

Ukraina parashikon se deri muajin e ardhshëm të sigurojë një shumë të konsiderueshme prej 3.5 miliardë dollarësh për një fond…

5 hours ago

U arrestuara për orën “Richard Mille” 1.5 milionë euro? Mozzik sqaron si është e vërteta

Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar…

5 hours ago