showbiz

U arrestuara për orën “Richard Mille” 1.5 milionë euro? Mozzik sqaron si është e vërteta

Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar pasi ka hyrë në Kosovë duke pasur me vete dy orë të shtrenjta, përfshirë një “Richard Mille” me vlerë 1.5 milionë euro.

Por ditën e sotme, Mozzik ka reaguar në InstaStory, duke mohuar çdo pretendim për arrestim. Ai ka thënë se ka dhënë një deklaratë për orën e tij të luksit, në prani të avokatit të tij, Artianit Koci, dhe ka theksuar se arrestimi i tij nuk ka ndodhur. Gjithashtu ka mohuar edhe pretendimet që ka borxh 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar ai në Instagram.

të fundit

Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth…

3 minutes ago

Raketa godet anijen në Ngushticën e Hormuzit; nuk ka të plagosur, hetohet prejardhja e sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

9 minutes ago

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

14 minutes ago

Opozita kërkon largimin e Gërvallës dhe Sveçlës, pavarësisht dorëheqjes së Hoxhës

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

25 minutes ago

Raketë balistike godet një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk raportohen të lënduar dhe nis verifikimi i sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

26 minutes ago

Sefer Isufi caktohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

38 minutes ago