Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Polonia. “Të gjelbrit” duket se po e shqyrtojnë seriozisht tregun polak, me Shehun që spikat si një nga lojtarët që po ndiqen nga afër.
Siç raportohet, interesi për mesfushorin shqiptar, nuk kufizohet vetëm te Panathinaikos, pasi në garë janë gjithashtu klube nga MLS-ja, si edhe Valencia.
Megjithatë, skuadra greke po e vlerëson me shumë kujdes rastin e tij, me synimin për të forcuar repartin e mesfushës. 27-vjeçari po zhvillon një sezon të shkëlqyer, me pesë gola dhe katër asistime në 20 paraqitje me polakët e Vizdev.
Një rol të rëndësishëm në këtë çështje luan edhe një detaj i kontratës së tij, pasi ajo përfshin një klauzolë lirimi që vlen vetëm për disa kampionate të nivelit të lartë. Paralelisht, Valencia nuk duket e gatshme të përmbushë kërkesat financiare për transferimin e tij, gjë që mund t’i japë Panathinaikosit një avantazh në garën për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita e sotme sjell ndjenja të thella dhe dëshirë…
Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në rundin e ri të negociatave për paqe, të…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve…
Krisja e marrëdhënies mes Selinit dhe Mirit u vu në qendër të vëmendjes së prime-t të sotëm, pasi banori shumë…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe ka lejuar të vazhdojë garën për…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjatë një interviste për…