Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka qenë shqetësues dhe sipas tij i shoqëruar me ndikime politike. Konjufca ka theksuar se gjatë zhvillimit të procesit ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, duke shtuar se disa elemente të çështjes nuk përfaqësojnë drejtësi të pastër.
“Ky proces na ka shqetësuar shumë, sepse gjatë tij ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, drejtuesve të UÇK-së. Ka pasur shumë elemente që dyshohen se nuk përfaqësojnë drejtësinë e pastër dhe janë të mbështjella politikisht”, është shprehur Konjufca.
None found
Duke komentuar aktakuzën prej 73 faqesh, ai ka thënë se dokumenti, fokusohet më shumë te karakteri i luftës së UÇK-së sesa te përgjegjësia individuale e të akuzuarve. Konjufca ka theksuar se liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kombinimit të vullnetit të popullit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si faktor kyç në përfundimin e luftës.
Ai ka shprehur optimizëm lidhur me epilogun e procesit gjyqësor, duke deklaruar se beson që aktakuza do të rrëzohet dhe drejtuesit e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
“Jam shumë optimist që gjykata do të hedhë poshtë aktakuzën dhe drejtuesit e Ushtrisë sonë të lavdishme do të jenë së shpejti të lirë dhe pa asnjë barrë juridike”, ka deklaruar Konjufca.
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë…
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë, duke triumfuar me rezultat 3-2 në kuadër…
Situata vijon të jetë e tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa një biznesi privat në…
Florin BratuFlorin Bratu u shkarkua nga Partizani ditën e hënë, vendim i cili iu komunikua pas humbjes në derbi me…
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa protestuesit kanë hapur derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe në hyrje…
Një histori e pazakontë vjen nga Roma, ku mjekët e spitalit pediatrik “Bambino Gesu” arritën të heqin një pjesë metalike…