Categories: sport

Nga drejtësia në sallën e gjyqit te autoriteti në fushë, Mehmet Turkmen arbitron Shqipëri – San Marino

Shqipëria do të presë San Marinon sonte në orën 20:45, në një përballje të vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kombeve, grupi 1. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Për ndeshjen e fundit të muajit tetor, ku kuqezinjtë synojnë një rezultat pozitiv, UEFA ka caktuar arbitrin turk Mehmet Turkmen. Ai ka krijuar një reputacion të mirë në vendin e tij, ku drejton kryesisht takime të Superligës turke.

Turkmen nuk është angazhuar vetëm në kampionatin vendas. Arbitri ka marrë përsipër edhe detyra të rëndësishme në kompeticione të tjera ndërkombëtare dhe këtë mbrëmje do të jetë në qendër të një sfide të rëndësishme në Shqipëri.

Mehmet Turkmen është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Stambollit dhe, krahas arbitrimit, ushtron edhe profesionin e avokatit. Në fushë karakterizohet nga autoriteti dhe ekuilibri, ndërsa vendimet i merr me qetësi, pa u ndikuar nga presioni.

Statistikat e tij tregojnë se mesatarisht akordon 2.9 deri në 3.5 kartonë të verdhë për ndeshje. Turkmen favorizon një lojë të rrjedhshme dhe zakonisht nuk e ndërpret ritmin për kontakte të lehta, çka mund të ndikojë në një përballje dinamike mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Arbitri turk do të asistohen nga Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anil Usta. Oguzhan Çakir është caktuar si arbitri i katërt, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë në sistemin VAR dhe Erkan Engin në aVAR.

të fundit

Bahtiri: PDK-ja po e përdor protestën për përfitime politike

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka kritikuar PDK-në lidhur me protestën e sotme, duke e akuzuar se po tenton ta…

53 seconds ago

Trump defends high gasoline prices: A small cost for the security of the US and the world

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka cilësuar çmimet e larta të benzinës që paguajnë amerikanët si një…

2 minutes ago

Jorida Tabaku: Rama is handing Rinia Park to a party loyalist and taking away one of Tirana’s last lungs

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke…

2 minutes ago

Ai qau, humbi, u dorëzua dhe u rikthye: Historia e Messit që përfundoi si një përrallë

Messi është Argjentina dhe Argjentina është Messi. Bilanci me të cilin Lionel Messi mbyll aventurën e tij me kombëtaren është…

3 minutes ago

Former BND chief August Hanning arrested and investigated for espionage and divulging state secrets

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-kreun e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, në kuadër të një hetimi për spiunazh…

3 minutes ago

London guarantees Fairford’s security after US bombers withdraw

Baza ajrore britanike Fairford, ku ishin dislokuar avionët e rëndë strategjikë bombardues amerikanë B1, B2 dhe B52, është e sigurt,…

3 minutes ago