sport

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, kuqezinjtë ëndërrojnë për një vend në Kupën e Botës

Shqipëria është më pranë se kurrë me Kupën e Botës, pasi për herë të parë ka shanset reale për të shkuar në “Play Off”.

Për ta bërë këtë, kuqezinjtë fillimisht duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës në transfertë, e më pas të presin se çfarë do të bëjë Serbia.

Të lidhura

None found

Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë.

Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror.

Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur.

Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit.

JASIR ASANI- Sulmuesi nga Shkupi u grumbullua për herë të parë te Shqipëria nga Silvinjo, teksa besimi i këtij të fundit u shpërblye menjëherë. Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Poloni, pavarësisht se kuqezinjtë u mundën, duke dhënë sinjale se në krahun e djathtë të sulmit, kishim fituar një lojtar që mund të bënte diferencën. Pritja për golin e parë, ishte e shkurtër duke qenë se Asani arriti të realizonte një kryevepër në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”. Vetëm pak javë më vonë, Asani kthehej në protagonist, me një tjetër supergol të shënuar ndaj Polonisë nga distanca për të kaluar Shqipërinë në avantazh në fitoren 2-0.

Ecurinë me supergola e ruajti edhe ndaj Çekisë në Tiranë, ku shënoi sërish golin e avantazhit, aty ku Shqipëria fitoi 3-0 falë golit të tij dhe më pas 2 golave të shënuar nga Seferi, njëri prej të cilëve u asistua nga Asani. Me 3 golat e shënuar në kualifikueset e Europianit, Asani u kthye në hero pasi ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, duke ndihmuar jo pak Shqipërinë për të shkuar në Europian për herë të dytë në histori. Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar edhe 3 gola të tjerë me kuqezinjtë, fillimisht në miqësore ndaj Lihtenshteinit, e më pas në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës dhe në fitoren ndaj Gjibraltarit. Në 6 ndeshjet që Jasir Asani ka shënuar, Shqipëria ka arritur të fitojë, statistikë kjo që i jep një impakt të jashtëzakonshëm formës së tij.

REI MANAJ- Nëse në Europian ishte Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo. Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit. Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit.

Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm. Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë. Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “Play Off” të Kupës së Botës.

të fundit

Nis përballja Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, shkodranët synojnë fitoren përballë një Tirane të “pjekur

Vllaznia - Tirana LIVEVllaznia 0 – 0 Tirana1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi” [...]Read More...

4 minutes ago

Flick mund t’i japë shansin talentit 17-vjeçar izraelit në El Clasico

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë…

5 minutes ago

Albulena Haxhiu urges Albanians in the Valley to support the “Albanian Coalition” at number 17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të marrin…

6 minutes ago

Don’t push”/ Democratic Party MP Gjin Gjoni clashes with police, officers use pepper spray on him

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni është përfshirë në një konfrontim fizik me policinë në protestën e sotme kombëtare. Gjoni ka…

7 minutes ago

Washington responds to protests in Albania: Calls for Edi Rama’s departure and formation of a technocratic government

Nga Beqir SINA – New York Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të…

8 minutes ago

Tensions rise near Socialist Party headquarters as protesters throw fireworks and pyrotechnics

Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet…

8 minutes ago