Categories: sport

Nga aristokracia suedeze te ëndrra e Botërorit 2026: Gustaf Lagerbielke, baroni që spikat me Suedinë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë parë prej vitesh si figurat mbretërore të futbollit botëror, por kur bëhet fjalë për aristokraci të mirëfilltë në Kupën e Botës 2026, emri që del në pah është ai i mbrojtësit suedez Gustaf Lagerbielke.

26-vjeçari ishte ndër emrat kryesorë në suksesin e thellë 5-1 të Suedisë kundër Tunizisë. Ai qëndroi në fushë për të gjithë ndeshjen dhe tërhoqi interes jo vetëm për kontributin e tij sportiv, por edhe për origjinën e pazakontë.

Të lidhura

None found

Lagerbielke i përket një prej familjeve fisnike më të njohura në Suedi dhe mban titullin baron. I ati, Johan Lagerbjelke, është kont, ndërsa familja e tyre ka një traditë të gjatë aristokratike në shtetin nordik.

Statusi i tij i veçantë në futbollin profesionist ka qenë shpesh objekt komentesh. “Është diçka e rrallë”, ka deklaruar ai në një intervistë, duke folur për këtë veçanti.

I rritur në Djursholm, një nga zonat më të pasura pranë Stokholmit, mbrojtësi suedez tregon se që i vogël e kishte të qartë se çfarë dëshironte për të ardhmen.

“Kur isha fëmijë, doja të bëhesha futbollist profesionist. Familja më ka mësuar të kem objektiva dhe të punoj për t’i arritur ato. Ata janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua”, është shprehur Lagerbielke.

Karriera e tij në futboll ka kaluar nëpër disa skuadra suedeze, si AIK, Sollentuna, Västerås, Elfsborg dhe Degerfors. Më pas ai e vijoi rrugëtimin te Celticu në Skoci, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit portugez Braga.

Prejardhja e tij fisnike është lidhur shpesh edhe me pretendime për një “trashëgimi” të mundshme të fronit suedez. Mediat britanike kanë raportuar se Lagerbielke renditet teorikisht mes personave që mund ta trashëgojnë atë, duke e pozicionuar në vendin e 254-t në linjën e trashëgimisë. Megjithatë, futbollisti vetë e ka komentuar me humor këtë ide, pasi e di që kjo do të ndodh dhe nuk mund të ndodh sipas ligjeve suedeze.

“Nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Që kjo të ndodhë, shumë njerëz duhet të largohen nga radha dhe sigurisht që nuk dua që kjo të ndodhë”, tha ai me buzëqeshje.

Për momentin, mendja e Lagerbielke është vetëm te futbolli, jo te titujt aristokratikë apo froni suedez. Synimi i tij mbetet suksesi me kombëtaren në Kupën e Botës 2026.

“Të jesh pjesë e një prej fitoreve më të mëdha të Suedisë në historinë e Kupës së Botës është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, përfundoi mbrojtësi suedez.

të fundit

PDK propozon Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai ka thënë se…

8 minutes ago

E kam pasur gjithmonë ëndërr”/ Selin Bollati rikthehet në Top Channel dhe tregon surprizën e sezonit të ri

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka zbuluar projektet e saj të reja, ndër to rikthimin në Top…

22 minutes ago

Russia closes German Consulate General in St. Petersburg in retaliation

Moska hakmerret duke mbyllur Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon…

27 minutes ago

I won’t give up”: Merz warns of changes in Germany after CDU defeat: The coming weeks and months will be decisive

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe…

28 minutes ago

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës…

28 minutes ago

77-year-old woman found dead at home in Kolonjë

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët…

28 minutes ago