sport

Nga arbitri tek bastet dhe transmetimi, ja çfarë duhet të dini për duelin Shqipëri-Çeki

Shqipëria do të përballet me Çekinë sot në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë është caktuar dhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë.

Bëhet fjalë për Sandro Scharer. Ai ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës.

Të lidhura

None found

Zvicerani ka gjykuar ndeshje të Çekisë me Moldavinë (3-0) të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe një miqësore në 5 qershor 2017, të zhvilluar me Belgjikë, ku Çekia mposhtej me shifrat 2-1. Ndërkohë, në një ndeshje të Shqipërisë ai do të vendosë drejtësi për herë të parë. Ndihmësit e tij do të jenë Xhonas Erni dhe Stefan de Almeida, po zviceranë.

Kompanitë e basteve shohin më favoritë miqtë nga Çekia duke e kuotuar fitoren e tyre me një mesatare 2.25. Në anën tjetër fitorja e Shqipërisë ka një koeficient 3.20. Me të njëjtën kuotë si fitorja e kuqezinjve është edhe barazimi.

Por nëse Shqipëria ka një armë të fortë, ata janë tifozët. Stadiumi “Arena Kombëtare” është komplet i shitur. 22.000 tifozë do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në mbështetje të Kombëtares shqiptare në shkallët e stadiumit. Një pjesë e vogël do të jetë për tifozët çekë që mendohet të jenë rreth 500 vetë.

Tags: kombetarja

të fundit

Kërcënoi ministren Donika Gërvalla, një person përfundon në paraburgim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kërcënim ndaj ministres, Donika Gërvalla. 32 vjeçari, përmes një postim…

8 minutes ago

Filipçe: Buxheti duhet të ndajë 1 miliard euro për Fondin Pensional këtë vit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pretendon se varësia e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) nga buxheti i shtetit…

14 minutes ago

QMK: 20 zjarre u evidentuan brenda 24 orëve, tri vatra vijojnë të jenë aktive

Deri në orën 07:30, u regjistruan gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e Maqedonisë, njoftoi Qendra për…

14 minutes ago

Nuk druhen të kthehem në shkollë”/ Mësuesja e plagosur me thikë nga nxënësi 13-vjeçar: Dua të kuptoj arsyen e urrejtjes së tij ndaj meje

“Ta fal? E kam falur tashmë”. Këto janë fjalët e para që Isabella Marsilio, mësuese në shkollën e mesme “Giovanni…

25 minutes ago

Mungon Broja dhe Bajrami! Del lista zyrtare e Kombëtares, surpriza dhe risi te kuqezinjtë nga Maran

Rolando MaranTrajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadërKombëtarja shqiptare…

25 minutes ago

Falsifikuan dokumentet për 6 prona në Fier, arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.S., dhe shtetasi E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave të…

28 minutes ago