Franco Foda pritet ta nisë sfidën ndaj Austrisë me një skemë 3-4-3. Në portë do të jetë Amir Saipi, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes përbëhet nga Ron Raçi, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Në krahë do të aktivizohen Mërgim Vojvoda e Dion Gallapeni, me Leon Avdullahun dhe Veldin Hoxhën në mesfushë. Në repartin ofensiv do të luajnë Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.
None found
Prania e njëkohshme e Zhegrovës, Zabërgjës dhe Muriqit e bën formacionin të duket sulmues, por kjo nuk do të thotë se Kosova do të mbrohet me të njëjtën strukturë. Sapo të humbasë topin, skema mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm dhe të shndërrohet në 5-4-1.
Në këtë organizim, Vojvoda dhe Gallapeni do të zbrisnin pranë tre qendërmbrojtësve, duke formuar vijën me pesë lojtarë. Ndërkohë, Zabërgja mund të marrë një përgjegjësi të veçantë duke u zhvendosur më shumë në krah dhe duke mbështetur Gallapenin në detyrat mbrojtëse.
Kjo zgjidhje do ta çlironte Zhegrovën nga një pjesë e madhe e angazhimit pa top. Në vend që të tërhiqej vazhdimisht pranë mbrojtjes, ai do të mund të qëndronte më lart dhe të ishte gati për të përfituar menjëherë pas rikuperimit të topit.
Në praktikë, katërshja përpara mbrojtjes do të përbëhej nga Zabërgja në njërin krah, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha në qendër, si dhe Mërgim Vojvoda në krahun tjetër, ndërsa Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi do të ishin më të avancuar.
Ky detaj është i rëndësishëm për mënyrën se si mund të funksionojë taktika e Kosovës. Zhegrova është një prej futbollistëve më të rrezikshëm të ekipit në duelet një kundër një dhe gjatë tranzicioneve. Nëse ai do të detyrohej të mbronte vazhdimisht shumë pranë vijës së fundit, skuadra do të humbiste një pjesë të forcës së tij në sulm. Angazhimi më i madh i Zabërgjës në krah do t’i jepte Zhegrovës mundësinë të ruante energjinë dhe pozicionin për kundërsulme.
Vojvoda dhe Gallapeni do të kenë gjithashtu një rol thelbësor. Kur Austria të marrë kontrollin e topit dhe të vendoset në gjysmën e fushës së Kosovës, ata duhet të tërhiqen në prapavijë për të kompletuar linjën me pesë mbrojtës.
Raçi, Dellova dhe Ilir Krasniqi do të mbyllnin zonën qendrore, ndërsa Vojvoda e Gallapeni do të kujdeseshin për hapësirat anësore. Në frontin e tyre, Avdullahu dhe Hoxha duhet të qëndrojnë të lidhur me mbrojtjen dhe të shmangin krijimin e boshllëqeve mes dy reparteve, ku Austria mund të përfitojë.
Kur Kosova ta ketë topin, pamja taktike mund të jetë krejt tjetër. Vojvoda dhe Gallapeni mund të avancojnë në pozicione më të larta, ndërsa tre qendërmbrojtësit do të qëndrojnë pas dhe Avdullahu me Hoxhën do të sigurojnë bazën e aksionit në mesfushë. Kjo do t’i mundësonte Kosovës të krijonte epërsi numerike në sulm dhe të shqetësonte Austrinë sidomos në krahë.
Vedat Muriqi pritet të jetë referenca kryesore në qendër të sulmit. Ai mund të shërbejë si pikë orientimi për pasimet e gjata, të duelojë në ajër dhe ta mbajë topin derisa shokët e skuadrës të afrohen. Ky element mund të marrë rëndësi të veçantë përballë një Austriaje që mund të ushtrojë presion të lartë dhe ta shtyjë Kosovën drejt një loje më direkte.
Megjithëse në skemë figuron si 3-4-3 ofensiv, plani i Fodës mund t’i japë Kosovës një formë të ndryshueshme gjatë ndeshjes. Me posedimin e topit, skuadra mund të sillet si një ekip më agresiv, ndërsa në fazën mbrojtëse të rreshtohet në 5-4-1. Në këtë mekanizëm, puna e Zabërgjës në krah mund të jetë një prej faktorëve kryesorë, pasi do t’i lejonte Zhegrovës të qëndronte më lart dhe të përbënte kërcënim për Austrinë në tranzicion.
Në Parlamentin grek pasditen e së dielës u ngrit, pasi një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit…
Foto ilustruese: Kombëtarja dhe kartonët e kuq Kartoni i kuq i dhënë ndaj portierit Etrit Berisha, për ndërhyrjen e gabuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të diele përmes një videoje të shkurtër në mediat e tij sociale ka…
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se para se të nisë përballja do të zhvillohet ceremonia përshëndetëse e…
Tre tërmete me magnitudë 4.7, 4.6 dhe 5.2 të shkallës Rihter ndodhën mesditën e së dielës (10/4) në orën 14:19,…
Dy fëmijë 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë tre makina…