Prej më shumë se 2 javësh Pelé, vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese. Kjo nuk e ka penguar yllin brazilian të fitojë trofeun “Lojtari i Historisë”. Marka amerikane e birrës Budëeiser e ka njohur legjendën braziliane si lojtarin më të mirë në histori dhe ka qenë Neymar ai që ka marrë çmimin.
Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pele.
None found
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budëeiser për të nderuar Pelen me trofeun “Lojtari i Historisë”. Është një nder të jem pjesë e këtij momenti”,-tha Neymar, në një video e postuar në Instagram.
Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një publikim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm, “Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin.Ai që nderohej.Ai që bëri dinastinë e tij.Ai që frymëzoi rininë.Ai që ndërtoi një perandori.Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”,- thuhej në postimin e Neymar. /albeu.com
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të…
MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në të cilën është lënduar një i moshuar."Më 07.09.2026, në orën…
Universiteti i Tetovës njofton se është publikuar konkursi për afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë…
"Aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë dhe cilësi tjetër", theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen zyrtare të ndërtesës së…
Sesioni i ri parlamentar nisi këtë të hënë me zhvillimin e mbledhjes së parë në sallën e Kuvendit. Hapja e…
Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit. Ky është propozimi i PS i cili u është bërë…