sport

Neymar: Kisha frikë nga dëmtimi, natën e kalova duke qarë

Autori i një prej golave gjatë fitores 4-1 kundër Koresë së Jugut, Neymar pranoi se kishte frikë se ndoshta nuk do të kthehej në kohë për Kupën e Botës Katar 2022, pasi ylli brazilian pësoi një dëmtim në ligamentin anësor të kyçit të këmbës së djathtë.

Në një intervistë për “SporTV”, numri 10 tha se e kishte kaluar natën duke qarë kur problemi i tij u konfirmua.

Të lidhura

None found

“Sigurisht, kishte shumë frikë për dëmtimin. Unë kisha bërë shumë mirë, një sezon shumë të mirë, dhe të pësoj një dëmtim gjatë Kupës së Botës është shumë e vështirë. E kalova natën duke qarë, familja ime e di por në fund ia vlejti mundimi.

Atë ditë kam qëndruar deri në orën 11 të mëngjesit duke u trajtuar me fizioterapistin dhe në ditët e tjera deri në orën 5-6 të mëngjesit. Të gjitha vuajtjet janë të vlefshme se mund të kurorëzojmë një titull.

Kisha dyshime edhe frikë, por kisha të gjithë mbështetjen nga familja dhe miqtë. Mora shumë mesazhe të mira, më dërguan energji të mira. Kjo më ngushëlloi shumë. Nuk mund t’i falenderoj të gjithë me mesazhe, por do të përpiqemi që Brazili të fitojë Kupën e Botës”, është shprehur Neymar./ h.ll/albeu.com

të fundit

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

4 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

5 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

5 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

5 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

6 minutes ago

EU calls for progress in dialogue and criticizes Kosovo and Serbia

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…

7 minutes ago