Kylian Mbappe është një nga arsyet se përse PSG është tashmë në finalen e Champions League.
Sulmuesi i talentuar ndryshoi krejtësisht ndeshjen pasi hyri në fushë në pjesën e dytë ndaj Atalantës, duke u bërë protagonist në përmbysjen që i hapi rrugën për kualifikimin për në gjysmëfinale.
None found
Ylli francez komentoi jo vetëm suksesin e mëpasshëm ndaj Leipzig si dhe dëmtimin që pësoi pak javë më parë.
“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Sinqerisht, pas dëmtimit kundër Saint-Etienne mendova se kisha mbaruar. Thashë se mbaroi sezoni për mua. Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve. Tani mendoj vetëm për të dielën.
Dua të fitoj Champions-in. Lyon apo Bayern Munich në finale? Unë do të doja Lyon, sepse është ekip francez. Do të ishte një ngjarje e veçantë për kombin tonë. Nëse kualifikohet Bayern Munich, do të jetë mire. Do të jetë një ndeshje e vështirë.
Raporti me Neymar? Jemi përmirësuar. Kuptuam që për të fituar kemi nevojë për shokët e skuadrës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara në këto gara. Nuk kemi pse të përqendrohemi vetëm te vetja”.
McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…
Shteti kinez subvencionon prodhuesit vendas të automjeteve në disa mënyra. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse veturat kineze…
Lionel Messi ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke i dhënë përparësi talenteve të akademisë së…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…
Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…
13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…