sport

E BUJSHME/ Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: U përpoqa…

Ylli i futbollit Neymar, po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesi i Santos do të marrë pak kohë për të reflektuar përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

Ylli brazilian pati një rol të kufizuar në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke luajtur më pak se 45 minuta në total. Ai ishte përfshirë në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti, një vendim që u shoqërua me shumë polemika.

Të lidhura

None found

Pas humbjes ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8-ave, 34-vjeçari njoftoi tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja braziliane.

Tashmë ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij dhe nuk ka caktuar ende një datë për rikthimin në fushë.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Neymar ndihet i zhgënjyer për mungesën e vlerësimit ndaj kontributit të tij për Brazilin dhe është lodhur nga presioni i vazhdueshëm që shoqëron futbollin.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 80 gola, duke kaluar legjendën Pele në vitin 2023.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira individuale në Kupat e Botës, ai nuk arriti kurrë ta udhëhiqte “Seleçaon” drejt trofeut.

Në Botërorin e vitit 2014 ai u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi, ndërsa Brazili pësoi humbjen historike 7-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale.

Në vitin 2018 u eliminua nga Belgjika, ndërsa në Katar 2022 goli i tij spektakolar ndaj Kroacisë nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin me penallti.

Edhe në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Neymar realizoi një gol nga pika e bardhë, por vetëm për të zbutur humbjen.

Pas vërshëllimës së fundit ai u pa duke qarë, ndërsa më vonë deklaroi: “U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe përfundoi po këtu. Tani gjithçka ka marrë fund”.

të fundit

Kroos vlerëson planin e Mourinhos pas El Clasicos: Ja si u neutralizua Barcelona

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…

2 minutes ago

Goditjet në tru po shtohen, pacientja më e re e trajtuar ishte 16 vjeçe

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

2 minutes ago

Balluku paraqitet në SPAK, përfundon faza e hetimeve për çështjen ndaj saj

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…

7 minutes ago

VIDEO/ Cristian Shpendi fiton duelin mes vëllezërve, ndërsa Stiven shënon autogol dhe përjashtohet

Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…

14 minutes ago

Vota e gazetarit australian për Topin e Artë ngjalli debat me renditjen e Yamalit

Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…

20 minutes ago

Izraeli përballë bllokadës politike, asnjë kamp pa shumicë dhe partitë arabe në rol kyç

Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...

26 minutes ago