Categories: sport

Netflix siguron të drejtat ekskluzive në Spanjë dhe Andorrë për Kupën e Botës 2030

Netflix ka marrë të drejtat ekskluzive televizive për transmetimin në Spanjë dhe Andorrë të Kupës së Botës 2030.

Sipas raportimit të agjencisë spanjolle EFE, të bërë gjatë ditës së sotme, e martë, platforma do të përcjellë drejtpërdrejt të 104 ndeshjet e turneut, i cili do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Të lidhura

None found

Shikuesit në Spanjë nuk do të kenë nevojë të blejnë një abonim për të ndjekur çdo përballje. Në bazë të njoftimit të publikuar nga EFE, një ndeshje për çdo ditë të garës do të transmetohet falas.

Gjithashtu, Netflix do t’i vërë në dispozicion një transmetuesi kombëtar spanjoll me sinjal të hapur një paketë që përfshin të gjitha ndeshjet e Spanjës, dy gjysmëfinalet dhe finalen. Emri i televizionit përkatës do të bëhet i ditur më vonë nga Netflix.

Palët nuk kanë bërë publike shumën e marrëveshjes.

“Pak ngjarje i bashkojnë njerëzit si Kupa e Botës”, deklaroi Bela Bajaria, drejtoreshë e përmbajtjes në Netflix.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, e cilësoi turneun si “një edicion shumë të veçantë”.

Netflix zotëron tashmë të drejtat për Kupat e Botës për Femra të viteve 2027 dhe 2031 në SHBA dhe Kanada. Sipas The Athletic, marrëveshja për edicionin e vitit 2030 përbën kontratën e parë të platformës për Kupën e Botës për meshkuj.

të fundit

Altamura shkarkon Ledian Memushajn pas humbjes së fundjavës, ishte emëruar në verë

Ledian Memushaj Ledian Memushaj nuk është më trajner i Altamuras [...]Read More...

25 seconds ago

Bayern Munich vendos Dani Olmon në krye të listës, shqetësim për Hansi Flick

Bayern Munichu e sheh Dani Olmon si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës së ardhshme, në rast se vendos…

6 minutes ago

Robert Abela uron Albin Kurtin për rizgjedhjen dhe shpreh mbështetjen e Maltës për rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela. Kjo me rastin e…

7 minutes ago

Nis dokumentimi i provave pas sulmit ndaj Ministrisë së Arsimit

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po fiksojnë provat në zonat ku disa protestues…

8 minutes ago

Jovica Andovski jep dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor, ndërsa sot…

9 minutes ago

MPJ reagon ndaj rastit të Iva Mihajlovës, ambasadori bullgar thirret për sqarime

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme thirri sot ambasadorin bullgar në vend, Zheljazko Radukov, në lidhje me…

10 minutes ago