Botërori 2030 që Spanja së bashku me Marokun dhe Portugalinë do të presë pas 6 vitesh është tashmë në rrezik pas operacionit policor me kontrolle në selinë e Federatës së Futbollit dhe 7 arrestime, mes të cilëve drejtues të kësaj federate.
Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “Federata Spanjolle do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan “20 Minutos”.
None found
Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, komunikim dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia Efe.
Rubiales është nën hetim për korrupsion të dyshuar, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara në 5 vitet e fundit në krye të Federatës së Futbollit, duke filluar me ato për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite të nënshkruara me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike.
Pas humbjes shokuese nga Vushtrria, Gjilani do të provojë këndelljen kundër Drenicës, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën…
Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së Edon Zhegrovës, paraqitjes…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me…
Pas protestës së studentëve dhe përplasjeve të tensionuara me policinë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi ndërhyrjen…
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në…
PartizaniSipas raportimeve në media, tashmë është zbuluar se kush do të jetë trajneri i ri i Partizanit [...]Read More...