Antonio Conte është një trajner tepër ambicioz dhe skuadrat e tij duhet të investojnë gjithmonë për t’u përmirësuar dhe për të luftuar për trofe të rëndësishëm.
Por situata e javëve të fundit te Spursat nuk është e mirë pas humbjeve me Southamptonin e Brojës dhe Wolves. Në situate të tilla, trajneri Italian ka treguar se mund të largohet në çdo moment ashtu siç bëri me Juven dhe Interin dhe për Harry Rednkapp diçka të tillë është gati ta bëjë edhe me Tottenham.
None found
Vetë Conte pas disfatës me Wolves dha disa sinjale të qarta: Është e vështirë për mua të flas për vendin e katërt apo Conference League. Jam mësuar të luftoj për objektiva të tjera, tha ish trajneri i Interit pak momente pas humbjes.
Dhe për Redknapp ky është një sinjal i qartë.
“Kam një ndjesi që nëse e kupton se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, mund të vendosë të largohet. Ai mund të mendojë se lufta për vendin e pestë, të gjashtë, të shtatë nuk është ajo me të cilën është mësuar. Kur stërvit një klub si Chelsea, është normale që ke mundësi të fitosh trofe, ashtu si kur drejton Interin apo Juventusin ke mundësinë të bësh gjëra të mëdha. Natyrisht Conte e meritonte të gjithë këtë, por ai ishte gjithashtu shumë me fat në karrierën e tij që kishte trajnuar vetëm klube të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Por nëse nuk ka përmirësim te Tottenham kam bindjen time se ai do të largohet nga drejtimi”, u shpreh ish trajneri anglez Harry Rednkapp i cili vite më parë ka drejtuar edhe Tottenham.
Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…
Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar që votimi i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka…