sport

“Nëse luan me djemtë, do të të rrah”, “Topi i Artë” për femra rrëfen fillimet e saj

Megi Doçi u shpall fituesja e “Topit të Artë” për vitin 2021. Golashënuesja e njohur ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu fillimet e saj si sportiste. Historia e saj është vërtetë unike. Lindi në një fshat të Burrelit dhe që kur ishte fëmijë filloi të merrej me sport.

Por nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej emri më i lakuar sa i përket futbollit të femrave në Shqipëri. Ajo tregoi se deri në moshën 12 vjeçare, ka qëndruar në fshatin e saj të lindjes dhe ka luajtur futboll me shokët e shkollës por rrugëtimi i saj nisi kur mori vesh se ishte hapur një ekip vetëm për vajza në kryeqytet.

Motivimi i sa më i madh ka qenë Cristiano Ronaldo dhe se shpreson që një ditë ta takojë. “E kam nisur në fshat, nisi me babin i cili ishte personi që ma futi në gjak futbollin. Më merrte gjithmonë për të parë ndeshjet, ai ishte tifoz i zjarrtë, kisha dy vëllezërit dhe ziheshim se babi donte të më merrte mua me vete.

Ishte e vështirë se në atë kohë nuk kishte TV shumë dhe shkonim 40 minuta në këmbë. Mu fut në zemër, doja që gjithçka që shikoja në televizor ta bëja nesër në shtëpi. Mami e kishte problem, tani është krenare, ka pasur shumë sakrifica. Mentalitetin e kam vuajtur shumë se si mund të luajë një femër futboll.

Mami më thoshte se mos të të shikoj duke luajtur me çunat se do të të mbys. Pastaj duke vazhduar në klasën e tetë, kam ardhur në Tiranë për të ndjekur ëndrrën time. Burri i tezes ishte motivi kryesor për të ndjekur ëndrrën time. Më tha se është hapur një ekip futbolli femrash dhe në atë moment nuk pyeta dy herë.”, tha ajo. /albeu.com

të fundit

FORMACIONI ZYRTAR/ Sylvinho i suprizon të gjithë, ndryshime nga porta, në mbrojtje e deri në sulm

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të…

14 minutes ago

Bota e modës në zi! Kush ishte Giorgio Armani që la pas një trashëgimi miliarda dollarëshe

Një ndër ikonat e industrisë botërore të modës, Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Italiani që ndryshoi konceptin…

37 minutes ago

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj “kunja” njëri- tjetrit në rrjetet sociale, çfarë po ndodh mes ish çiftit

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk folën kurrë për ndarjen e tyre por tashmë janë duke komunikuar me njëri tjetrin…

56 minutes ago

Ushtria e Kosovës pjesë e ushtrimit të NATO-s në Gjermani

Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar ushtrimit të përbashkët ushtarak “Saber Junction…

59 minutes ago

Tërmeti në Afganistan/ Rëndohet bilanci, shkon në 2.205 numri i viktimave

Qindra trupa të pajetë, janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e…

1 hour ago

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare Giorgio Armani

Shtëpia e modës Armani ka bërë të ditur të enjten se stilisti i madh italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë.…

2 hours ago