sport

Nëntori kuqezi, ja kalendari i Shqipërisë së futbollit

Nëntori është pa dyshim një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për futbollin kuqezi. Në fushë zbresin thuajse të gjitha ekipet kombëtare, nga A-ja, tek U-21, U-19 djem e vajza, U-17 djem si edhe përfaqësueset rajonale të moshave.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Silvinjo luan dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit, ndaj Çekisë e Ukrainës. Dy sfida që në rast fitoreje, kuqezinjtë sigurojnë vendin e parë në grupin B1 dhe ngjiten në Ligën A si edhe luajnë shanset e tyre për në playoff-in e Botërorit 2026.

Të lidhura

None found

Ndaj çekëve e ukrainasve, kuqezinjtë do të luajnë në “Air Albania”, në një stadium që tashmë e ka kthyer në traditë ngjyrosjen kuqezi nga cepi në cep. Më 16 nëntor, Shqipëria luan ndaj Çekisë, në ora 20:45. Në po të njëjtën orë, tre ditë më pas, kuqezinjtë mirëpresin Ukrainën.

Dy miqësore në plan edhe për U-21 e Alban Bushit. Shpresat zbresin në fushë për dy përballje ndaj Moldavisë, më 15 dhe 18 nëntor. Edhe ekipi kombëtar U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Polonisë, në po të njëjtat data. Takime të rëndësishme për të vënë në provë dhe për të testuar kuqezinjtë e vegjël.

Shqipëria U-19 luan shanset e para të kualifikimit në Europianin 2025. Ekipi i drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zhvillojë ndeshjet e raundit të parë ndaj Danimarkës, Izraelit dhe Irlandës së Veriut dhe do të tentojë fillimisht ngjitjen në Elite Round. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 13, 16 dhe 19 nëntor.

Edhe U-19 e vajzave do të zbresë në fushë këtë muaj, në kuadër të ndeshjeve të raundit të parë të Europianit 2025 për vajza. Shqipëria e Luçije Gjinit është pjesë e grupit B1, aty ku janë edhe Mal i Zi, Bjellorusia dhe Moldavi. Ndeshjet do të luhen në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor. Ndërkaq, ekipi U-17 i vajzave luan ndeshjen e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë.

Vazhdon projekti “Step by Step” dhe akademia “Elite Youth” si edhe këtë muaj do të organizohet edhe turneu i përfaqësueseve rajonale për djem për 8 rajonet e Shqipërisë.

Tags: kombetarja

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago