Nedim Bajrami ishte autori i golit të barazimit, që i hapi rrugë Sasuolos të mposhtë Interin dy ditë më parë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare po kalon një formë fantastike, teksa edhe në ndeshjet me përfaqësueset ishte një ndër lojtarët më të dalluar në fushë.
Një pikë në Çeki padyshim që erdhi si meritë e tij. Por, le të kthehemi pak në golat që 24-vjeçari ka shënuar që në momentin kur është aktivizuar në Serinë A. Duke përfshirë edhe Kupën e Italisë, dy klube si Empoli dhe Sasuolo aktualisht, bie në sy se Bajrami është “vrasësi” i skuadrave të mëdha dhe nëse bëjmë një bilanc, janë 8 golat që ai ka shënuar kundër ekipeve me emër në Itali, ndërsa ndaj skuadrave të vogla në total ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, një gol më pak që tregon se “gjahu” i preferuar për fantazistin janë ekipet kryesuese.
None found
GOLAT- Gjithçka nisi me Napolin para dy vitesh ku gjatë një ndeshjeje Kupe, Empoli u mposht 3 me 2 dhe të dy golat i shënoi Nedimi. Më pas do të ishte Milani. Në 22 dhjetor 2021, mesfushori do të shënonte në portën e Menjasë, edhe pse në fund kuqezinjtë fituan 4 me 2.
Nuk kalon shumë kohë dhe brenda janarit të 2022-shit, Bajrami do t’i shënonte Lacios, Interit dhe Romës. “Viktima” e radhës do të ishte Milani sërish, ku në nisje të sezonit të kaluar, ai do të ndëshkonte Tatarushanun. Arrijmë te goli i tetë ndaj të mëdhave dhe ai është ndaj Interit këtë sezon.
Deri tani, mesfushori kuqezi nuk ka futur topin në rrjetën e Juventusit, i vetmi ekip që i ka shpëtuar dhe në disa përballje është mjaftuar vetëm me asistin e dhënë. Ndërkaq, shtatë golat e lojtarit të lindur në Zvicër janë kundër ekipeve si: Udineze, Bolonja, Venecia dhe Kremoneze në Serinë A, ndërsa Vinçenca, Verona dhe Kozenca në Kupën e Italisë.
TJETËR BAJRAM NË KOMBËTARE- Nedimi ishte pjesë e grupit të Edi Rejës gjatë kualifikueseve të Botërorit 2022, por edhe pse u aktivizua në të gjitha ndeshjet, minutat ishin tepër të reduktuara për mesfushorin që do të duhet të vuante edhe çështjen e skemës, e cila nuk i përshtatej. Edhe pse ekipi kombëtar zuri vendin e tretë në grup me 18 pikë, Bajrami nuk dalloi me lojën e tij dhe nuk pati mundësi të tregonte potencialin e vërtetë.
Në janar të këtij viti në stolin e Shqipërisë u ul Silvinjo, i cili e ka aktivizuar Bajramin për pesë ndeshje, pothuajse aq minuta sa në të gjitha ndeshjet me Edi Rejën. Përveç minutave dhe gjetjen e një skeme tjetër, fantazisti ka qenë edhe protagonist me 3 gola të shënuar deri tani (Moldavi, Ishujt Faroe, Çeki), si edhe një asist. Një rilindje!
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…