sport

“Ne duhet ta quajmë atë Lionel Messi” – Mauricio Pochettino bën shaka kur e pyesin për yllin e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka reaguar në mënyrë qesharake ndaj huqjeve të Cole Palmer për të shënuar në barazimin 0-0 të Bluve në FA Cup me Aston Villa të premten (26 janar).

Reprezentuesi anglez iu dha një mundësi në minutën e 19-të, kur gjuajti drejt portierit nga një distancë e afërt. Palmer do të vazhdonte të shpërdoronte një tjetër mundësi të madhe në minutën e 69-të, kur ai nuk ia doli të godiste topin kur ishte përballë me Emiliano Martinez.

Të lidhura

None found

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Pochettino deklaroi në mënyrë gazmore se 21-vjeçari do të quhej Lionel Messi nëse do të shënonte në çdo ndeshje.

“Jo, unë mendoj se ai nuk mund të shënojë në çdo ndeshje. Nëse ai e bëri, ne ndoshta nuk duhet ta quajmë Cole Palmer, ne duhet ta quajmë atë ndoshta Leo Messi. Jo, nuk ka të bëjë me pozicionin e tij – dhe potenciali i tij është i madh. Thjesht ndonjëherë shënon ose jo. Ndonjëherë ke netë më të mira, por ai po ecën mirë”.

“Ai është një lojtar që mund të luajë në pozicione të ndryshme dhe ju mund të shihni dhe ndjeni se ne kurrë nuk flasim për paraqitjet e tij sepse ai gjithmonë po bën shumë mirë. Thjesht ndonjëherë ai shënon ose nuk shënon, por ai gjithmonë gjen raste të mahnitshme në lojë”, ka shtuar më tej Pochettino.

Pavarësisht se nuk arriti të shënonte në këtë rast, Palmer ka qenë i dalluar në një skuadër të vështirë të Chelseat. Pas transferimit të raportuar prej 50 milionë eurosh nga Manchester City, i riu ka shënuar 13 gola dhe ka bërë shtatë asistime nga 27 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

45 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago