Giovanni Augimeri ka analizuar dallimet mes Edon Zhegrovës dhe Francisco Conceicaos, dy anësorëve të Juventusit që kanë spikatur në paraqitjet e fundit të skuadrës në kampionat.
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Cose di Calcio” të Radio Bianconera, trajneri dhe analisti italian nënvizoi se të dy futbollistët kanë aftësi të veçanta për të fituar duelet një-me-një, falë kreativitetit dhe teknikës së tyre.
“Bëhet fjalë për dy lojtarë që marrin iniciativa në përballjet një-me-një. Të dy kanë cilësi, kreativitet dhe aftësi të mira dribluese”, deklaroi Augimeri.
Pavarësisht vlerësimit për të dy anësorët, ai bëri të ditur se, për mënyrën e interpretimit të lojës dhe vendimmarrjen në fushë, zgjedhja e tij personale është Zhegrova.
“Conceicao mund të ketë më shumë energji dhe ndoshta është në gjendje të luajë deri në 60 minuta, ndërsa Zhegrova mund të jetë më i përshtatshëm për 30 minutat e fundit, ndoshta për shkak të kohëzgjatjes së ndeshjes. Por, kur flasim për cilësinë e lojës, zgjedhjet dhe idetë, unë preferoj Zhegrovën. Mendoj se ai ka një ritëm më të mirë loje”, u shpreh italiani.
Augimeri sqaroi se Conceicao ka tipare fizike të ndryshme dhe një “motor” tjetër, çka i jep mundësi të krijojë rrezik për kundërshtarët në aspekte të tjera të lojës.
Ai e konsideroi si avantazh për Juventusin faktin që disponon dy anësorë me profile të ndryshme, pasi kjo e detyron mbrojtësin e krahut kundërshtar të përballet me vështirësi të ndryshme gjatë ndeshjes.
“Conceicao ka ndoshta një ritëm dhe një motor tjetër, ndaj mund të shkaktojë probleme në zona të tjera. Në fund, mbrojtësi i krahut duhet të përballet fillimisht me njërin dhe më pas me tjetrin, prandaj të dy mund t’i krijojnë vështirësi”, përfundoi Augimeri.
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këteë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të jenë në krye të futbollit botëror, jo vetëm për arritjet në fushë, por…
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para…
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit…
Bartësi i listës së koalicionit shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka thënë se ky bashkim është përgjigje politike…
Pep Guardiola ka publikuar një video në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza, nën sulmet…