sport

Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.

Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.

Të lidhura

None found

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.

Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.

të fundit

Për president, LDK përmend Abdixhikun ose Hazirin, LVV kërkon emër konsensual

Ish-ministrja dhe deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë të interesuar për një…

2 minutes ago

Petritsch: Kosova duhet të forcojë rolin e saj në siguri mes presionit ndaj NATO-s

Ish-diplomati i lartë austriak, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se mundësia e tërheqjes së një pjese të trupave të NATO nga…

2 minutes ago

OBRM-PDUKM: Filipçe nuk reagon dhe nuk e dënon skandalin diplomatik nga Bullgaria

"Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski",…

5 minutes ago

Ermelinda Meksi kërkon reformim të PS: Kryetari të legjitimohet nga Kongresi dhe jo nga modeli aktual

Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, i është bashkuar thirrjes së socialistit Ilir Zela për një reflektim të thellë mbi…

12 minutes ago

Romina Kuko: Pakënaqësia e qytetarëve është grumbulluar, por thirrjet për zhbërjen e shtetit janë shqetësuese

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar protestat e fundit në vend, duke deklaruar se pas tyre qëndron një…

37 minutes ago

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, rreth 30 persona përfundojnë në spital

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë…

49 minutes ago