sport

Ndëshkohet Daku, dënimi i parë vjen nga klubi i Rubin Kazan

Goditja e parë i erdhi. Mirlind Daku do të ndëshkohet nga klubi i tij, Rubin Kazan, pas asaj që ndodhi në përfundim të ndeshjes Kroaci-Shqipëri, me klubin rus, që njoftoi zyrtarisht në faqen e tij në rrjet se ka marrë një vendim për sulmuesin kuqezi, ndonëse nuk sqaroi se çfarë ndëshkimi do të ketë.

Sipas komunikatës së klubit, Daku do të njoftohet për dënimin kur të kthehet në klub për fazën përgatitore, pas përfundimit të Evropianit dhe të disa ditëve pushim. Nuk dihet nëse do të ketë thjesht gjobë apo pezullim, ndërsa sulmuesi mundet edhe të largohet nga skuadra pasi atë e kërkojnë klube në Rusi dhe në Evropë.

Të lidhura

None found

Daku gjithashtu është nën hetim nga UEFA, ashtu siç janë edhe Federatat e Futbollit të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ai mori megafonin në përfundim të sfidës së Europianit në Hamburg dhe lëshoi thirrje ofenduese ndaj popullit maqedonas, gjë për të cilën Federata e Maqedonisë së Veriut bëri denoncim në UEFA. Shqipëria dhe Kroacia mund të dënohen për thirrje të disa tifozëve “vritini serbët”, po në të njëjtën ndeshje, ndërsa Federata Serbe e Futbollit bëri një ankesë në Nion.

Tags: daku

të fundit

Partizani dhe Skënderbeu përballen me objektivin e vetëm: fitoren

Partizani - Skenderbeu PARTIZANI 0-0 SKËNDERBEU “Abissnet Superore”: Java 8-tëStadiumi: “Stadiumi FK Vora”Arbitër: Dorjan Maletaj FORMACIONET ZYRTARE:PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Keko, Himallari,…

6 minutes ago

Gjini: Kosova ka paguar rreth 27 milionë euro për energji të importuar

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import…

8 minutes ago

Gjini: Rikthimi i Ligjit për Specialen nuk i dha Kosovës asnjë avantazh taktik, strategjik apo juridik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit…

16 minutes ago

North Macedonia has the oldest cars in the region: an average of 19.4 years

Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në mesin e vendeve të rajonit të përfshira në analizën…

24 minutes ago

Janevska defends conditions at the “Stiv Naumov” dormitory: The company carrying out the works is addressing the deficiencies

Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov”…

24 minutes ago

Vushtrria reagon pas bojkotit të lojtarëve: “Klubi nuk shantazhohet nga askush

FC Vushtrria ka reaguar ashpër pas bojkotit të një grupi lojtarësh, të cilët, sipas klubit, refuzuan të paraqiten në ndeshjen…

25 minutes ago