sport

Legjionarët/ Mirlind Daku pritet të largohet nga Rubin Kazan, në Rusi zbulojnë prapaskena interesante

Spartaku i Moskës, është i interesuar për shërbimet e Mirlind Dakut. Mediat në Rusi treguan disa ditë më parë për këtë prapaskenë që lidhet me sulmuesin e Kombëtares.

Sa i përket mundësisë së një transferimi, ka folur pikërisht Dmitry Selyuk. Menaxheri i lojtarëve në Rusi i cili mendon se Rubin Kazan nuk do të dëmtohej nga ky largim, dhe po ashtu do ndihmonte Dakun.

Të lidhura

None found

“Largimi i Dakut nuk do ta dëmtonte Rubinin. Për klubin nga Kazani do të ishte një gjë shumë e mirë nëse Spartaku do ta blinte lojtarin, sepse me ato para do të mund të përforcohej me futbollistë të tjerë. Edhe për Dakun kjo do të ishte pozitive, ndërsa për Spartakun nuk e di. Gjithçka varet nga mënyra se si do ta përdorin”, u shpreh Selyuk.

Mirlind Daku, luan prej 3 sezonesh në Superligën ruse të futbollit, me ekipin e Rubin Kazan. Ai mbetet një prej pikave kyçe në formacionin e kësaj skuadre, me sulmuesin shqiptar, që sezonin e kaluar e mbylli në kuotën e 10 golave në 24 pjesëmarrje në kampionat.

Edhe verën e kaluar Daku përfundoi në qendër të merkatos, aty ku ishte Zeniti i Shën Peterburgut, që kërkoi me ngulm shërbimet e bomberit kuqezi, por tratativa nuk u finalizua dot në përfundim të afatit kalimtar të merkatos.

Pritet të shihet nëse sezonin e ardhshëm, Mirlind Daku do të ndryshojë skuadër apo jo, me sulmuesin që mund të zhvendoset në kryeqytetin rus në Moskë, për të vijuar karrierën e tij.

Tags: Mirlind Daku

të fundit

Haxhiu pranon raportin e IKKL-së: Viktimat e luftës janë regjistruar individualisht për herë të parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve…

2 seconds ago

Mario Mitaj shfaqet i nxirë pranë syrit pas fitores ndaj Finlandës

Në sistemin e trajnerit Maran, të aplikuar te Shqipëria ndaj Finlandës, Mitaj ishte pjesë e mbrojtjes me 3 mbrapa, si…

9 minutes ago

Arrest në burg për tre zyrtarë dhe një notere, dyshime për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore në Fier

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…

10 minutes ago

U ndaluan teksa udhëtonin me taksi drejt Tiranës, arrestohen dy të rinj nga Thumana; 30-vjeçarit iu gjet një pistoletë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…

10 minutes ago

Gjatë tetorit në Maqedoni u sekuestruan 734 metra kub dru dhe u ngritën 147 kallëzime

Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…

19 minutes ago

Three arrested in Çegran near Gostivar after searches uncover white powder

MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…

19 minutes ago