sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi, KMD apel qytetarëve: Shmangni gjuhën e urrejtjes

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “SHBA-2026”, institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi vëren një përfshirje të lartë sportive, antagoniste dhe emocionale të tifozerisë së organizuar.

Sipas një deklarate për mediet, KMD thotë se sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.

“Në këtë kontekst, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon qytetarët në stadium të shmangnin shprehjet e papërshtatshme, parullat me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike që mund të cenojnë dinjitetin e Njeriut”, thuhet në deklaratë.

Institucioni i KMD-së shprehet se “mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sëbashku autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), do të monitorojnë ndeshjen në Tiranë”.

Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë!

të fundit

Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim…

11 minutes ago

Rita Ora në konflikt me fqinjët, ankesa për rinovimet e shtëpisë së saj në Londër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5…

20 minutes ago

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

Mëngjesin e sotëm në orën 09:20, një tërmet i lehtë me magnitudë 2.9 Rihter, është ndjerë në zonën e Sarandës.…

44 minutes ago

Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit

Real Madridi po ndryshon numrat e fanelave: braziliani Endrick do të jetë numri i ri 9 i “Los Blancos”. Thashethemet…

57 minutes ago

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Gjatë 24 orëve të fundit,  janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7…

1 hour ago

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke…

2 hours ago